Lajme

280 punëtorë të pastrimit fillojnë grevën në Ferizaj, kërkojnë rritje të pagës

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 23 October 2023

Puntorët e Kompanisë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj kanë filluar grevën, pasi që kërkojnë rritje të pagës dhe pagesat për 28 muaj të kontributeve pensionale, gjithsej 280 punëtorë janë në grevë.

Greva është duke u mbajtur vetëm nga punëtorët e Ferizajt dhe Shtimes, ndërsa ata të Kaçanikut janë duke operuar.

Kryetari i Sindikatës, Mexhid Ramusa, ka thënë se greva ka qenë e paralajmëruar 2 muaj më parë te menaxhmenti i ndërmarrjes, por që sipas tij janë injoruar nga ta.

-Advertisement-

“Greva ka filluar sot dhe nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave tona. Ne do të protestojmë edhe para Prokurorisë të mërkurën deri në arritjen e kërkesave tona”, u shpreh Ramusa.

Por, kryeshefi i KRM “Pastërtia”, Basri Syla, theksoi se nuk kanë marrë kërkesë zyrtare për kërkesat që kanë punëtorët. Ai thotë se janë njoftuar përmes rrjeteve sociale, teksa shton se pagesat janë rritur para katër muajve me nga 50 euro, anise kërkesat e tyre kanë qenë 100 euro.

Ndërsa, zyrtarë komunalë kanë thënë se në bazë të Ligjit për Grevë punëtorët nuk kanë të drejtë të hyjnë në grevë të përgjithshme. Kanë thënë se nëse do të vazhdohet me greva, do të shqyrtojnë ndërprerjen e të gjitha marrëveshjeve që kanë më kompaninë “Pastërtia”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera