Reagimet e AGK-së e Federatës se Gazetarëve të Evropës kur LVV e hapi kanalin TVV në Youtube
Autori: Gazeta inFokus 00:31 | 23 October 2023
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu, të dielën njoftoi për fillimin e serinë e podcasteve, ku do të ketë të te ftuar të ndryshëm.
Lidhur me këtë njoftim, nuk pati reagime nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, nga gazetarët apo shoqëria civile.
Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi edhe kur parita në pushtet Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2020 nisi një seri të intervistave në kanalin në Youtube, që quhej “TVV”.
Kjo pasi aso kohe pati reagime të shumta nga gazetarët, AGK-ja e madje dhe nga Federata e Gazetarëve të Evropës.
Në reagimin e tyre thuhej se ky është një televizion “online” që është themeluar direkt nga një parti politike.
Kjo federatë konsideron se kjo nuk është gazetari dhe se është propagandë në shërbim të politikanëve.
“Kanali i ri televiziv ‘online’ TVV në Kosovë, është direkt i themeluar nga një parti politike”
“Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandë në shërbim të politikanëve”, thuhej në reagim.
Lidhur me këtë pati reaguar edhe AGK-ja ku e quante të papranueshme hapjen e televizionit nga LVV-ja.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e pranon me shqetësim hapjen e televizionit të ri online, TVV, të drejtuar nga partia politike Lëvizja Vetëvendosje” thuhej në reagimin e AGK-së.
E për hapjen e kanalit nga LVV pati reaguar edhe Këshilli i Pavarur i Mediave, ku kryeshefi ekzekutiv i Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi, përmes një postimi në Facebook pati thënë se është kërcënim për demokracinë krijimi i televizionit të Lëvizjes Vetëvendosje, “TVV”.
“Në një shtet demokratik, një parti politike të mbajë në pronësi një televizion (çoftë edhe vetëm në platformat online, për të cilat KPM nuk ka mandat të rregullimit) është kërcënim për demokracinë; shpërfillje e të drejtës për liri të shprehjes; dhe cenim i të drejtës së qytetarëve për informim në mënyrë të pavarur, të drejtë dhe të paanshme”, kishte thënë Latifi.
Gjithashtu, reagime pati edhe nga LDK-ja, ku këshilltari Avdullah Hotit, Visar Berisha, ka thënë se me këtij televizioni goditet demokracia.
Ndërkaq, për hapjen e këtij kanali LVV pati dhënë një sqarim.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, pati thënë se TVV nuk do të jetë i ngjashëm me televizionet klasike, madje nuk do të ketë as frekuenca nacionale dhe as skemë programore.
“TVV është një projekt i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili nuk është as përafërmi i ngjashëm me televizionet klasike. Nuk ka e as nuk do të ketë frekuenca nacionale, skema programore apo tipare tjera çfarë e karakterizon një televizioni konfencional”
“Ai është paraparë kryesisht si një hapësirë shtesë një platformë tjetër, nëpërmjet së cilës Lëvizja Vetëvendosje dhe zyrtarët e saj prezantojnë aktivitetet dhe qëndrimet e tyre”, kishte thënë Kryeziu./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...