Lajme

Kërkesa e deputetëve: Duan zyra, takimet jo më në kafene

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 22 October 2023

Përgatitja fjalimeve sikur edhe prononcimi për media, do të bëheshin më të lehta nëse do t’u realizohej një kërkesë që kanë deputetët kosovarë.

Ata po insistojnë se Kuvendi i Kosovës duhet t’i sigurojë zyra personale, gjë që ua garanton edhe rregullorja e re e legjislativit.

Në mungesë të kësaj nevoje sipas tij elementare, zgjidhje po bëjnë jashtë parlamentit por që sipas tyre është e papranueshme. Zyra për deputetë po do edhe LDK-ja që ofron edhe opsionet nëpër ndërtesat e tjera publike përreth Kuvendit.

-Advertisement-

Kërkesa për kushte më të mira punë është legjitime edhe për shoqërinë civile. Ato sipas Shemsi Jasharit nga “Demokracia Fillon Këtu” do të trashëgoheshin më pas edhe për legjislaturat e tjera.

Në lidhje me këtë temë, nga administrata e Kuvendit nuk kthyen përgjigje që nga e enjtja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera