Goditet një kishë në Gaza, raportohet për viktima dhe të bllokuar në rrënoja
Autori: Gazeta inFokus
10:09 | 20 October 2023
Një shpërthim ka goditur një kishë ortodokse greke, ku po strehoheshin palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës.
Shpërthimi ndodhi në orët e vona të së enjtes, duke shtuar vdekje dhe dhjetëra të plagosur.
Mohammed Abu Selmia, drejtori i përgjithshëm i spitalit Shifa, tha se dhjetëra persona janë plagosur në Kishën e Shën Porfirit, por nuk dha numër të saktë të viktimave, pasi shtoi se nën rrënoja ka persona të bllokuar.
Autoritetet palestineze kanë fajësuar një sulm ajror izraelit për shpërthimin, por ky pretendim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
Patrikana Ortodokse Greke e Jerusalemit lëshoi një deklaratë duke e dënuar sulmin dhe tha se “nuk do të braktisim detyrën tonë fetare dhe humanitare” për të ofruar ndihmë.
Një i mbijetuar i tha televizionit Al Jazeera nga Katari se nuk kishte paralajmërime nga ushtria izraelite para shpërthimit.
I emëruar në nder të peshkopit të Gazës nga viti 395 dhe 420, Kisha e Shën Porfirit gjendet në seksionin al-Zajtun të Qytetit të Vjetër të Gazës. Kisha ka mure të trasha gëlqerore dhe brenda ka ikona kishtare dhe në tavanin e tij ka piktura të ndryshme.
Ndërtesa u shndërrua në xhami në shekullin e shtatë, para se një kishë e re të ndërtohej në shekullin e dymbëdhjetë gjatë kryqëzatave.
Shpërthimi në këtë kishë vjen në kohën kur Izraeli është zotuar se do të kryejë një pushtim tokësor të Gazës të banuar me 2.3 milionë palestinezë, në kundërpërgjigje të sulmeve të Hamasit.
Grupi militant palestinez Hamas nisi sulme të koordinuara nga toka, ajri dhe deti ndaj Izraelit më 7 tetor. Që atëherë, Izraeli ka bombarduar pa rreshtuar Rripin e Gazës dhe ka urdhëruar banorët që të evakuohen nga veriu për në jug të territorit./ rel

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































