Albanian Post: Njësia Speciale Intervenuese (NjSI/FIT) po shqyrton largimin nga radhët e policisë
Autori: Gazeta inFokus
10:34 | 19 October 2023
Njësia Speciale Intervenuese (NjSI), e njohur ndryshe edhe si FIT, pjesëtarët e së cilës zmbrapsen paramilitarët me 24 shtator në Banjë të Zveçanit, po shqyrton largimin e përkohshëm nga Policia e Kosovës për shkak të pakënaqësive me Qeverinë në raport me kërkesat e tyre.
Por, siç kupton Albanian Post nga burime brenda kësaj njësie, një arsye tjetër e largimit potencial nga policia ka të bëjë edhe me ditën e aksionit në Banjë, kur nga Serbia u futën një grup terroristësh të armatosur rëndë, të cilët vranë edhe rreshterin e policisë, Afrim Bunjakun.
Informatat brenda NjSI-së thonë se anëtarët e kësaj grupe elitare, e referuar shpesh edhe si “krenaria e policisë”, kanë kuptuar se jo gjithçka u ishte përcjellur qartësisht me 24 shtator dhe disa gjëra në zinxhirin politik që ka afektuar punën e tyre në terren kishin çaluar.
Se a do të ndodhtë largimi i NjSI-së nga policia do të kuptohet në ditët në vazhdim dhe do të varet nga kthjellimi i këtyre paqartësive dhe plotësimi i kërkesave të tyre nga Qeveria e Kosovës.
Për të treguar seriozitetin e protestimit të tyre, anëtarët e NjSI-së nuk i janë përgjigjur pozitivisht as ftesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila organizoi darkën e përvjetshme tradicionale të “Lamës” në stacionin e Njësive Speciale “Enver Zymberi” në Veri.
Mungesa e NjSI u vërejt edhe nga fotot e publikuara nga vetë Osmani në Facebook me rastin e darkës, ku shihej se nuk ishte i pranishëm asnjë pjesëtar i kësaj grupe elitare policore.
Foto e presidentes dhe ministrit me Njesine Speciale Operative dhe Njesine per Reagimin e Shpejte – mungon Njesia Speciale Intervenuese
Policia e Kosovës ka disa njësi speciale, duke filluar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, Njësia Speciale Operative dhe të tjera, por njësia kulmore edhe brenda Specialëve është pikërisht NjSI-ja.
Për nga kapaciteti i shkathtësive, por edhe i armatimit, NjSI përbën grupin më të përgatitur dhe më të pajisur, duke poseduar brenda grupit edhe snajper dhe armë të tjera të kalibrit të rëndë.
Njësitet policore speciale dallohen për nga ngjyra e uniformave. Pjesëtarët e NjSI-së, ndryshe nga grupet e tjera, kanë veshje me ngjyra të gjelbra, tipike për uniformat ushtarake. Ata gjithashtu janë grupi i vetëm që në publik paraqitet kryesisht me maska në fytyrë.
Keta jane anetaret e Njesise Speciale Intervenuese/Foto pas aksionit ne Banje me ish-ministrin e Mbrojtjes
Nga presidenca, mungesën e NjSI-së në darkën e Lamës janë munduar ta prezantojnë si rastësi, por nga burimet e Albanian Post brenda policisë kuptohet se me anëtarët e këtij grupi elitë u negociua deri në momentet e fundit që të ishin të pranishëm, por ata refuzuan.
“Është sinjal publik i pakënaqësisë”, kanë thënë për AP nga grupi.
“Ua kemi bërë të qartë se nëse nuk plotësohen kërkesat i lëshojmë radhët”, ka vazhduar burimi i AP-së, duke thënë se janë gënjyer vazhdimisht nga qeveritarët.
Nuk është hera e parë që NjSI bëhet iniciatore e përmirësimit të kushteve të policisë.
Edhe më parë ishte po kjo njësi, atëherë e njohur si FIT, që kishte mundësuar shtesat e rrezikshmërisë për policinë, të cilat u ndalën nga qeveria aktuale sërish.
Kërkesat e policisë sa u përket kushteve tashmë janë bërë të qarta edhe nga sindikata e Policisë së Kosovës.
Ato janë 10.
Sindikata ka dorëzuar edhe një peticion me 5 mijë e 623 nënshkrime në Komisionin parlamentar për të Drejta të Njeriut.
Përveç plotësimit të nevojave bazike, meqë sic është bërë e ditur në polici ka raste të mungesës edhe të veshmbathjeve, policia kërkon “Ligjin e pagave, shtesa e rrezikshmërisë në punë, shtesa për punë të veçantë, klasifikimi në koeficient për stafin civil, shujta mujore dhe shpërblim për fund-vit për performancë të mirë”.
Gjithashtu, kërkohen edhe “tri paga përcjellëse për të pensionuarit, zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para, sigurimi shëndetësorë dhe jetësor si dhe Ligji për pensionim në Policinë e Kosovës”.
Sa u përket pakënaqësive dhe paqartësive për ngjarjet e 24 shtatorit është një diskutim tjetër, i ndarë nga kushtet e punës, të cilin pret ta bëjë Njësia Speciale Intervenuese me nivelin politik të udhëheqjes së shtetit.
Sa u përket pagesave për orët shtesë, Shqipëria për shembull e ka zgjidhur këtë çështje me një akt normativ të kaluar në Qeverinë e Shqipërisë ku jo vetëm që paguhen orët shtesë, por me efekt të menjëhershëm dhe retroaktiv janë paguar edhe orët e mbetura shtesë nga e kaluara.
Pagesat për orët shtesë, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, deklaroi se “jo vetëm që do kryhet, por do ta ndjek personalisht”.
Orët shtesë të policisë dhe rrezikshmëria paguhet në secilën polici në shtetet e rajonit.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























