Shqipëria sfidon sot Bullgarinë në miqësore
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 17 October 2023
Këtë të martë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të zbresin sërish në fushë ku do të përballen me Kombëtaren e Bullgarisë në një ndeshje miqësore.
Takimi mes Kombëtares së Shqipërisë dhe miqëve nga Bullgaria do të luhet në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, duke filluar nga ora 18:00.
Shqipëria dhe Bullgaria janë përballur 11 herë më parë mes Kupës Ballkanike, kualifikueseve të Kupës së Botës, Evropianit dhe miqësoreve.
Bullgaria numëron pesë fitore përballë kuqezinjëve, kundrejt dy të Shqipërisë. Katër takimet e tjera kanë përfunduar në barazim.
Përballja e fundit mes Shqipërisë dhe Bullgarisë ka përfunduar në barazim 1-1 dhe ishte për llogari të kualifikueseve të Euro 2008. Ndeshja u luajt në “Qemal Stafa” dhe kuqezinjtë drejtoheshin nga Otto Baric.
Trajneri Sylvinho foli të hënën në konferencën para ndeshjes, duke thënë se “mund të ketë disa ndryshime në formacion”.
Përsa i përketë ndeshjes miqësore, e cila do të jetë e para e brazilianit nën drejtimin e Shqipërisë, ai thekson se “Kam pesë apo gjashtë vjet që e kam humbur sensin e miqësores. Mendoj se miqësore mund të konsiderohet vetëm ndeshja që bëhet në stërvitje mes dy skuadrave”.
Gjithashtu, trajneri ka folur edhe për objektivat madhore të Kombëtares kuqezi. “Nuk mendoj për objektivat në Evropian, as për rinovimin. Po mendoj vetëm për ndeshjet e nëntorit. Duhet të theksojmë se asgjë nuk ka mbaruar dhe nuk ka asnjë nxitim nga ana jonë apo e Federatës për të ardhmen”, tha ai.
Të tjera
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...
-
Lladrovci: Duhet të ndalet degradimi i shtetit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale
Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar ...
-
Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzulla...
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...
-
Agim Bahtiri e lëshon edhe këtë deklaratë: Edhe 146 ditë vendi mbetet pa opozitë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka befasuar me deklaratën e dhënë së...
-
Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberalë jo
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka th...
-
Ministrja gjermane: Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër
Ministrja Federale gjermane për Klimë, Anna Lührmann, dhe kryeministri i Koso...
-
Qalaj: Ura e Ibrit duhet të hapet “por jo duke krijuar tensione”
Hapja e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve e ka përkrahjen e Partisë ...
-
Babë e bir dënohen me 36 vjet burgim për vrasjen e ndodhur në Rahovec
Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shpallur fajtorë babë e bir, Enver dhe Emir...
-
Enver Hasani thotë se Vuçiq synon izolimin dhe armiqësimin e mëtejmë të Kosovës me Perëndimin me 7 pikat e tij
Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhëni...