Gjithçka që duhet të dini për Samitin e sotëm të Berlinit në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus
09:46 | 16 Tetor 2023
Samiti i Berlinit do të mbahet brenda Ballkanit Perëndimor ku Shqipëria do të jetë vendi pritës.
Tirana është veshur me flamujt e Bashkimit Evropian. Teksa mësohet se sot (e hënë) veç takimeve zyrtare liderët evropianë do të priten me disa element surprizë, tradicionalë, si këngë e valle popullore.
Piramida do të jetë mjedisi kryesor ku do të zhvillohen aktivitetet, që nisin në orën 11 të mëngjesit të 16 tetorit e përfundojnë në orën 19:30. Në hyrje të piramidës është vendosur edhe tabela e Samitit ku do të realizohet fotoja e përfaqësuesve të BE-së, me mikpritësin Edi Rama. Samiti do të hapet me fjalën e kryeministrit Rama, kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe presidentit të këshillit të BE-së, Charles Michel. Më tej do të ketë dy forume pune me tematikë integrimin e rajonit në tregun unik me BE dhe sfidat e mundësitë për investime e rritje në Ballkan.
Në drekën e punës të planifikuar në orën 14 do të diskutohet mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Pasditja e të hënës do të jetë edhe më ceremoniale me hapjen zyrtarisht të piramidës e cila do të shoqërohet me vizita në godinë e shfaqje të një video të transformimit të piramidës. Në agjendë planifikohet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp mes Ramës, kancelarit Scholz dhe presidentes së KE-së, Von der leyen; që pas samitit të BE-së, në 6 dhjetor e shndërrojnë sërish Tiranën si kryeqytetin evropian me Samitin e Berlinit.
Ursula Von Der Leyen është zyrtarja e parë e BE-së që erdhi në Shqipëri një ditë para samitit, ku u prit këtë të diel në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministrja e Shtetit Elisa Spiropali; teksa kishte një konferencë me kryeministrin Edi Rama. Ajo ka takuat edhe presidentin, Bajram Begaj. Ajo sot pritet ta prezantojë një plan i cili është në favor të përshpejtimit të vendeve tona drejt BE-së, që është vlerësuar si mjaft i rëndësishëm. Në samit pritet të nënshkruhen disa marrëveshje që kryesisht lidhen me zhvillimin ekonomik të rajonit. Për të hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e samitit për procesin e Berlinit, policia shqiptare është konsultuar me Europol dhe Interpol. Para gjatë dhe pas samitit pritet të angazhohen 200 punonjës nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës.
Mbrëmë nga ora 20.00 e deri në orën 20.00, të së hënës do të qëndrojnë të bllokuara akset rrugore që konsiderohen perimetër sigurie si bulevardi dëshmorët e kombit dhe Bajram Curri. Rruga “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu”, “Lekë Dukagjini dhe “Ukraina e lirë”. Brenda këtij perimetri do të ndalohet kalimi edhe i këmbësorëve, përveç rezidentëve dhe gjithë bizneset do të mbyllen.
Ndërkohë që gjatë të hënës pritet të ketë kufizime të pjesshme dhe në akse të tjera. Rruga që lidh aeroportin e Rinasit me ish sheshin shqiponja, pjesa e unazës deri tek rreth rrotullimi i AQUK-ut për të vazhduar me pallatin e brigadave rrethrrotullimin e qytetit student deri tek bulevardi bajram Curri. Kufizimet nisin nga ora 8.00 deri në 12.00 dhe nga ora 15.30 deri në orën 20. 00.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































