“Lajçaku e ka humbur kredibilitetin”, Mujanoviq: BE e butë ndaj Serbisë edhe pas 24 shtatorit
Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 15 October 2023
Agresioni i 24 shtatorit ndaj Kosovës i ngjanë shumë asaj që bëri Serbia në Kroaci dhe Bosnje, deklaron politologu boshnjak Jasmin Mujanoviq derisa thotë se shanset për konflikt janë më të mëdha se 10 vjet më parë.
Kritik tregohet ndaj qasjes së butë të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Serbisë, derisa komisionerin evropian për zgjerim Oliver Varhelyi e quan “komisioner për zgjerim të Serbisë”.
Në intervistën për KosovaPress, shkencëtari i politikës dhe doktori i filozofisë në Universitetin e Nju Jorkut thekson nevojën për sanksionim të Serbisë nga BE-ja, porse është pesimist pasiqë thotë se shtetet si Hungaria po e pengojnë një gjë të tillë.
Mujanoviq flet për dialogun te cilin e konsideron funksionalisht të vdekur, derisa konsideron se emisari evropian Miroslav Lajçak e ka humbur kredibilitetin.
“Mendoj se sulmi në Banjskë ishte shumë qartë një operacion i shërbimeve të sigurisë serbe. Mendoj se ishte qartazi një sulm i nivelit shtetëror, sulm i drejtuar nga shteti. Në këtë drejtim jam dakord me ambasadorin e SHBA-së këtu në Kosovë, se armët që janë përdorur, sofistikimi i sulmit është i tillë që është e pamundur të mendohet se ky ishte vetëm një grup militantësh të armatosur, kjo kërkonte qartësisht mbështetje shumë të sofistikuar politike dhe logjistike, dhe kështu, mendoj se ka më shumë ngjashmëri me atë që bëri Serbia në Kroaci në vitin 1991, dhe në Bosnje në vitin 1992 sesa me një sulm strikt terrorist. Natyrisht, ishte një sulm terrorist, por unë kam përdorur termin sulm paraushtarak, sepse mendoj se kjo sugjeron një mbështetje të nivelit shtetëror që është qartë ajo që ndodhi këtu… Mendoj se këta janë akterë shtetërorë, e dini, ‘burra të vegjël të gjelbër’, nëse duam të përdorim gjuhën e Ukrainës nga viti 2014, ne e dinim se ishin trupa ruse, ne gjithashtu e dimë se këto ishin trupa që ishin funksionalisht nga shteti serb”, thotë Mujanoviq.
Në situatën e krijuar pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, Mujanoviq flet per domosdoshmërinë për sanksionim të Serbisë. Porse, thekson se fatkeqësisht ka shtete brenda BE-së që po bllokojnë politika të tilla.
“Mendoj se Serbia duhet të sanksionohet. Por fatkeqësisht, nuk mendoj se Serbia do të sanksionohet. Është shumë e qartë se Hungaria dhe një numër vendesh të tjera në Bashkimin Evropian po bllokojnë politikat e sanksioneve në këtë drejtim. Është e mundur dhe shpresoj se do të shohim një lloj sanksionesh nga Shtetet e Bashkuara që synojnë elementë brenda aparatit serb të sigurisë. Ne e dimë se kohët e fundit ka pasur sanksione kundër Aleksandër Vulinit, unë sugjeroj që ato [sanksione] duhet të zgjerohen, por nuk mendoj se do të shohim sanksione formale nga Bashkimi Evropian… Në rastin e Bashkimit Evropian, për fat të keq, mendoj se ne ende nuk kemi të bëjmë me qasjen e bazuar në realitet, veçanërisht kur flasim për individë brenda arkitekturës së BE-së si Oliver Varhelyi, i cili në këtë pikë, nuk mendoj se është komisioner i zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, ai është komisioner i zgjerimit për Serbinë, po ashtu, mendoj se z. Lajçak, fatkeqësisht është një figurë e komprometuar thellësisht, dhe dikush që ka humbur besueshmërinë, i cili nuk mendoj se mund të vazhdojë më me besueshmëri në këtë pozitë”, vijon politologu Mujanoviq.
Derisa ndërkombëtarët po theksojnë nevojën për respektim të marrëveshjes së Ohrit, politologu boshnjak thekson se është Serbia ajo që nuk e ka përfillur asnjëherë.
“Mendoj se, për fat të keq, dialogu siç e kemi kuptuar është funksionalisht i vdekur. Marrëveshja e Ohrit dhe marrëveshja e Brukselit nuk u respektuan kurrë nga Serbia si fillim. Dhe tani që kemi të bëjmë me një situatë ku Serbia në mënyrë aktive është duke sponsorizuar dhunën dhe duke lehtësuar dhunën në territorin e Republikës së Kosovës, është shumë e vështirë për mua të shoh që procesi të ecë përpara ashtu siç është imagjinuar deri më sot. Në një moment, natyrisht, ne duam të shohim kthimin dhe rifillimin e procesit diplomatik, por unë mendoj se prioriteti për qeverinë në Prishtinë tani duhet të jetë sigurimi që ajo të kontrollojë të gjitha segmentet e territorit të saj, që të jetë në gjendje të projektojë ligjin dhe rendin në të gjitha segmentet e territorit të Kosovës, dhe që të jetë në gjendje të ofrojë siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thotë ai.
Mujanoviq flet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për çka thotë se ndarja etnike nuk është në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
“Mendoj se është thellësisht problematike, duke folur veçanërisht si boshnjak, kur fillojmë të përziejmë etninë dhe territorin mendoj se kjo nuk është zgjidhja e duhur, nuk është mënyra e duhur për të mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nëse janë serbë apo shqiptarë, boshnjakë, romë, kushdo qofshin ata. Ne e dimë për shembull vetëm nga Bosnja, vetëm javët e fundit patëm një vendim shumë të rëndësishëm nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku gjykata në vendimin e Kovaçeviçit tha shumë qartë se përzierja e etnisë dhe territorit dhe përshkrimi i të drejtave politike thjesht në bazë të përkatësisë etnike, nuk është në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe kështu kam frikë se AKS (Asociacioni i komunave me shumicë serbe) siç është paraqitur deri më sot nuk do të ishte në përputhje me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Dhe mendoj më konkretisht që disa nga njerëzit në BE dhe SHBA duhet të shpjegojnë shumë konkretisht se çfarë të drejtash janë ato që ata imagjinojnë se komuniteti serb në Kosovë, – dhe unë supozoj konkretisht në veri të Kosovës edhe pse padyshim se ka serbë në pjesët e tjera të Kosovës,- çfarë të drejtash nuk kanë aktualisht ata, dhe cilat të drejta duhet të realizohen? Dhe pasi të identifikojmë se cilat janë ato të drejta që mungojnë, atëherë ndoshta të gjithë mund të identifikojmë kolektivisht një modalitet më të mirë për realizimin e këtyre të drejtave sesa këtë lloj ndarjeje shumë vulgare etno-territoriale”, thotë ai.
E pas agresionit serb ndaj Kosovës, Mujanoviq thotë se gjasat për konflikt janë më serioze sesa 10 vjet më parë.
“Unë mendoj se për fat të keq perspektivat për konflikt janë më serioze se sa ishin për shembull 10 vite më parë. Rajoni në tërësi po lëviz në drejtimin e gabuar. Po lëviz në drejtimin e gabuar. Mendoj se perspektivat për llojin e dhunës që pamë gjatë viteve 1990, qoftë në Kosovë apo për shembull në Bosnje, mendoj se janë ende relativisht të kufizuara. Shanset janë shumë të ulëta, por janë gjithashtu më të larta se 10 vite më parë. Pra, mendoj se duhet të jemi seriozë për situatën e përkeqësuar të sigurisë, dhe jo thjesht të vazhdojmë t’i themi vetes ‘Oh, nuk mund të ndodhë, nuk do të ndodhë’. Nëse nuk e marrim seriozisht, gjithçka është e mundur”, thotë politologu boshnjak.
Të dielën e 24 shtatorit Serbia kreu agresion ndaj Kosovës, në të cilin nga terroristët serbë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Bashkësia ndërkombëtare dënoi një sulm te tillë, por që Bashkimi Evropian ende nuk i ka vendosur sanksione Serbisë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...