Mitrovica shton investimet në shëndetësi, synohet edhe fuqizimi i shërbimit mjekësor shtëpiak
Autori: Gazeta inFokus
11:38 | 15 October 2023
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani, ka thënë se në këto tre vitet e fundit është investuar më shumë se kurrë më parë në shëndetësinë primare të Mitrovicës.
Ai, gjatë një interviste për KosovaPress, ka bërë të ditur se shëndetësia është ndër prioritetet kryesore të qeverisjes aktuale në Mitrovicë dhe kryetarit të saj, Bedri Hamza.
Shabani përmend përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve, si sfidën kryesore, në mënyrë që zhvillimi i shëndetësisë të jetë dinamik dhe me kërkesat e kohës.
“Mund të them me përgjegjësi të plotë se këto tre vite është investuar në shëndetësinë primare… më shumë se çdoherë gjatë historisë së shëndetësisë së Mitrovicës…. Si sfida… në mënyrë që zhvillimi i shëndetësisë primare të jetë dinamik dhe i vazhdueshëm me kërkesat e kohës, mbetet përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimeve shëndetësore… Shërbimi mjekësor shtëpiak ofrohet për persona të moshuar, me aftësi të kufizuara dhe për personat të cilët për ndonjë arsye nuk kanë mundësi të transportohen në QMF-të… Këtë shërbim ne parashikojmë që ta fuqizojmë, t’i rrisim ekipet… në mënyrë që ta mbulojmë më mirë dhe më shpejtë gjithë territorin e Komunës së Mitrovicës”, deklaroi Shabani.
I pari i shëndetësisë në Mitrovicë theksoi tri prioritetet kryesore të qeverisjes aktuale për shëndetësinë, duke përmendur përmirësimin dhe furnizimin me barna, material mjekësor, pajisje dhe aparatura, pastaj rritjen e numrit të profesionistëve shëndetësorë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore.
Ai tha se qytetarët e Mitrovicës do të bëhen me QKMF-në më të avancuar dhe më moderne në rajon, në të cilën do të investohen rreth pesë milionë euro si bashkëfinancim i Komunës së Mitrovicës dhe organizatës “Jetimat e Ballkanit”.
“Shëndetësia është një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së kryetarit Hamza… Ne kemi pasur tri prioritete kryesore, e para, përmirësimi i furnizimit me barna, material mjekësor, pajisje dhe aparatura… Prioriteti i dytë ka qenë rritja e numrit të mjekëve, infermierëve dhe profesionistëve shëndetësorë… Kemi pranuar në marrëdhënie pune 70 profesionistë shëndetësorë… Prioriteti i tretë ka qenë përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore… Po ashtu, në vitin 2022 ka filluar ndërtimi i QKMF-së në Mitrovicë, një projekt madhor që do të jetë më i madhi dhe më moderni, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, vijon Shabani.
Sa i përket investimeve kapitale, Shabani tha se derisa në vitin 2021 janë shpenzuar 30 mijë euro, për vitin e ardhshëm parashihen shpenzime që kapin vlerën prej 780 mijë eurosh.
“Për investimet kapitale, ku përfshihen renovimet dhe rindërdimet, derisa në vitin 2021 janë shpenzuar 30 mijë euro, më 2022 janë shpenzuar 535 mijë euro. Në vitin 2023, 375 mijë euro, ndërsa për vitin 2024 parashihen 780 mijë euro”, ka thënë drejtori Shabani.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































