Kryetari i Malishevës kujton 15 maturantët që kishin humbur jetën derisa ishin duke u kthyer nga eksurzioni në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 14 October 2023
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka kujtuar maturantët që para 19 vitesh kishin humbur jetën derisa po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri.
Kastrati ka pohuar se 14 tetori i vitit 2004 është datë e errët, ku kishin humbur jetën 15 maturantë të komunës së Malishevës.
“Sot 19 vite më parë, pra, 14 tetori i vitit 2004, është datë e errët kur ne humbëm tragjikisht në Fushë Arrëz të Shqipërisë, 15 maturantë të komunës së Malishevës, tek sa po ktheheshin nga ekskursioni në shtetin tonë amë, duke shënuar kështu këtë ngjarje shumë tragjike për ne, ku i gjithë kombi shqiptar ishte i pikëlluar dhe i thyer nga kjo fatkeqësi e hidhur”, ka shkruar ai në postimin e bërë në Facebook.
Tutje, ai ka shtuar se “gjithë jetën do u jemi mirënjohës autoriteteve shqiptare për kujdesin intensiv, me theks te veçantë atyre shëndetësore, të cilat u dolën në ndihmë nxënësve, personelit arsimor, familjeve dhe institucioneve të komunës së Malishevës për të përballuar sa më lehtë pasojat tragjike të atij aksidenti”.
“Qofshin të paharruara kujtimet për 15 maturantët tanë. Lavdi jetës dhe veprës së tyre jetësore”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































