Lajme

Musliu për Kurtin: “Tash ia ka nisë po i han edhe bishtat e bërthamat e qershive”

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 11 October 2023

Deputetja opozitare, Ganimete Musliu, e ka ‘goditur’ me disa deklarata të forta kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Nga shëndetësia, te ekonomia, e fusha të tjera, Musliu tha se Kurti i ka rrënu.

Ajo ka thënë se “ai është për gjynah”, pasi ka filluar ta luftojë edhe opozitën.

-Advertisement-

“Është njeriu i cili problemin më të madh e ka me vetevetën. Çdo gjë që ka fol, ka mashtru, ka gënjy. Sot e kemi një gjendje shumë të rëndë në Kosovë, njeriu i cili ka rrënuar ose po tenton të rrënojë gjithçka që kanë ba ata më herët”.

“Tash ka fillu edhe me luftu opozitën, kështu që ky është për gjynah. Fatkeqësisht është për gjynah një njeri që i ka 51% vota”.

Deputetja Musliu po ashtu riktheu edhe deklaratën e saj të famshme me “qershi”, për t’i komentuar veprimet e Kurtit.

“Ky nuk ka lanë vërtetë qershi pa hongër. Tash ia ka nisë edhe bishtat e bërthamat po i han”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera