Lajme

Varhelyi takohet me ministren serbe: U konfirmua se agjenda e reformës së BE-së është prioritet për Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 11 October 2023

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, është takuar me ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë, Tanja Misçeviq.

Varhelyi tha se Misçeviqin e inkurajoji që Serbia të vazhdojë të tregojë përkushtimin e saj për sundimin e ligjit.

“E inkurajoj Serbinë të vazhdojë të tregojë përkushtimin e saj për t’i realizuar çështjet e vonuara të sundimit të ligjit dhe të sigurojë zbatimin e ligjeve të fundit”, tha Varhelyi.

-Advertisement-

Më tej, ai tha se takimi me Misçeviqin konfirmon se agjenda e reformës së Bashkimit Evropian është prioritet kryesor për Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera