Haliti: Terroristët planifikuan t’i vrasin disa civilë, pastaj Serbia do të hynte me ushtri në veri
Autori: Gazeta inFokus
18:19 | 11 October 2023
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se terroristët që e sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, kishin qëllim t’i vrisnin disa civilë serbë, e pastaj të justifikohej intervenimi ushtarak i Serbisë në veri të vendit.
Sipas tij, plani ka qenë që të njoftohej edhe KFOR-i, kinse se janë duke e futur ushtrinë në Kosovë për t’i mbrojtur serbët.
“Projekti ka qenë të vriten disa civilë serbë dhe pastaj të krijohet mundësia që Serbia të vepronte ushtarakisht në drejtim të veriut, për ta justifikuar veprimin do Serbia do ta njoftonte edhe KFOR-in edhe të tjerët në emër të mbrojtjes së serbëve në veri”, ka thënë ai.
“Ishte plan që ndërhyrja ushtarake të bëhej nga Serbia, duke krijuar skena mediatike, siç bëhen në propagandën e luftës, duke prezantuar civilë të vrarë, policë të Kosovës, të veshur ata me uniforma të policisë së Kosovës. Sipas tyre, ky projekt nuk do të gjykohej nga bashkësia ndërkombëtare, por do të arsyetohej që veprimi është bërë për t’i mbrojtur civilët”, ka vijuar Haliti.
Me këto veprime, sipas tij, forcat serbe do të vendoseshin në “Ibër” për ta realizuar në tërësi planin e Serbisë për ndarjen veriut nga pjesa tjetër e Kosovës.
“Kjo do të sillte vendosjen e forcave në Ibër dhe kështu ky plan i cili ishte bërë me kohë, do ta bënte atë që ka kërkuar Serbia, një pjesë e serbëve të veriut që janë të integruar që të ndahet pjesa veriore.
Haliti ka thënë se AKI ka pasur informata të sakta se çfarë po bëhet në veri.
Ai tha se nuk pajtohet me mosveprimin për ta parandaluar veprimin e grupit terrorist.
Ai tha se është ditur se armatimi është futur në dy kisha, në një depo të madhe dhe në disa objekte me karburante.
“Veprimet janë bërë për t’i kapë armët në depon e madhe por s’i kanë gjetur, sepse duket se ata [serbët], kanë pasur informacion për këtë. Bartja nga depot në kishë është bërë për ta evituar hetimin e Policisë, e cila ka ndërmarrë veprimin. Ngjarja e cila u zhvillua brenda grupit, kush e ka njoftuar policin [Afrim Bunjaku], që janë vendos dy kamionë dhe pse nuk kanë shkuar forcat speciale, nuk e di sa ka qenë i përgatitur për atë aksion”, ka thënë ai./RTV Dukagjini

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































