Nesër seancë e jashtëzakonshme, diskutohet për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
13:49 | 11 October 2023
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme të enjten (12 tetor), në të cilën seancë pikë e rendit të ditës do të jetë “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës”.
Në dokumentin të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi“, thuhet se seanca do të fillojë nga ora 11:00.
Ndryshe, kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në emër të deputetëve nënshkrues.
“Policia e Kosovës, si njëri prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në Republikën e Kosovës, zyrtarët e të cilës me vetëmohim dhe përgjegjësi të lartë, në çdo kohë e çdo rrethanë, janë në nivelin më të mirë të detyrës, për fat të keq janë diskriminuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Fakti se, që nga hyrja në fuqi (05 shkurt 2023) e Ligjit 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, zyrtarëve policor i është ndalur shtesa e rrezikshmërisë, paraqet një vendim te padrejtë që ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre, të familjeve të tyre por edhe në vullnetin dhe motivin përballë punës së perditshme sfiduese. Janë bërë tetë muaj që Policia e Kosovës nuk është duke i gëzuar shtesat e rrezikshmërisë. Që nga fillimi i ndalimit të kësja shtese, ka pasur paqartësi dhe premtime të mbajtur nga zyrtarët qeveritarë. Policia e Kosovës është ende në pritje të ekzekutimit të kësaj pagese”, thuhet në kërkesën për seancë.
Aty thuhet se është koha e fundit për të marrë masa të menjëhershme për miratimin e ligjit për pensionim të parakohshëm dhe pagesën e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë.
Dokumenti përmban edhe nënshkrimet e 33 deputetëve të: Grupit Parlamentar të PDK-së, të LDK-së dhe AAK-së.
Ndryshe, sipas draft-rezolutës thuhet se duhet të obligohet Qeveria që brenda afatit prej 15 ditësh nga miratimi i rezolutës, të bëjë ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare pë pagesën e shtesës së rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës dhe atë në mënyrë retroaktive nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik (për secalin muaj).
Të obligohet Qeveria që të propozojë buxhetin e nevojshëm- për vitin e ri fiscal 2024 për mbulimin e pagesës së sigurimit shëndetësor për të gjithë zyrtarët policorë të Kosovës nga janari 2024 dhe të obligohet Qeveria që brenda afatit prej 60 ditësh nga miratimi i kësaj resolute, të marrë nismën për harimin, propozimin dhe miratimin e Projektligjit për Pensionim të Parakohshëm të zyrtarëve policorë të Policisë dhe punonjësit e Inspektoratit.
Dhe të zotohet që shqyrtimi parlamentar i Projektligjit nga pika 3 e kësaj resolute, të bëhet në procedurë të përshpejtuar në pajtim me rregullat e punës së Kuvendit.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” më 7 tetor 2023 transmetoi hulumtimin “Nëpërkëmbja e statusit të policëve, saga e tenderit për të mbathur çizmet“, ku flitet sagën e tenderëve problematikë për t’iu siguruar kushtet elementare për zyrtarët policorë.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...

































