VV e vendosur: Para rikthimit në dialog duhet sanksione ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus
15:07 | 09 October 2023
Lëvizja Vetëvendosje po kërkon sanksionimin e Serbisë para rifillimit të dialogut. Sipas partisë në pushtet, gjithçka çka është arritur në dialog, është vendosur në plan të dytë pas aktit të agresionit të Serbisë në Kosovë, më 24 shtator dhe se tani është e domosdoshme ofrimi i sigurisë për Kosovën.
Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionit për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se Serbia duhet të sanksionohet për aktin e agresionit në Banjskë të Zveçanit.
“Para se t’i rikthehemi dialogut, është shumë e rëndësishme të qartësohen dy gjëra, që është të sigurohemi se s’ka ndonjë rrezik potencial për sulm potencial prej radhës së Serbisë. Këtë sigurisht mund të bëjmë në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse brenda Republikës së Kosovës. Po kërkojmë siguri për Kosovën dhe në anën tjetër po kërkojmë sanksione për Serbinë. Besojmë fuqishëm që sidomos pas këtij akti terrorist të 24 shtatorit, Serbia duhet të sanksionohet për atë çka ka bërë në Banjskë të Zveçanit. Në fakt është dashur të sanksionohet në vazhdimësi për të gjithë qasjen që e ka treguar karshi marrëveshjes për normalizim”, thotë ajo.
Deputetja e mazhorancës i mirëpret edhe paralajmërimet e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon se ky institucion do të miratojë një rezolutë që dënon sulmin terrorist në veri dhe që po përgatitet një paketë masash ndaj Serbisë.
“Jam mirënjohëse raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila paralajmëroi që po përgatitet një rezolutë kundër veprimeve të Serbisë të 24 shtatorit. Kjo rezolutë do të jetë një mesazh i fuqishëm që shkon drejt përfaqësueseve të politikës së jashtme të BE-së dhe drejt përfaqësuesve të 27 vendeve anëtarë. Është momenti kur defenitivisht duhet të sanksionohet shteti që bënë akti të tilla terroriste”, shton ajo.
Sipas saj, në rrethanat aktuale pas sulmit terrorist nuk mund të diskutohet për zgjedhjet në katër komunat veriore apo marrëveshjen e Brukselit apo Ohrit.
“Ajo çka ka ndodhur më 24 shtator ka lënë në plan të dytë gjithçka që ka ardhur në kuadër të marrëveshjes. Tash nuk mund të flasim me prioritet për asgjë tjetër, përpos ta zgjidhim situatën se çfarë ndodhi me 24 shtator dhe për t’i sjell kryesit e këtij akti terrorist para drejtësisë, për të kërkuar gjykim të drejtë për ta në mënyrë që t’i marrin dënimet e merituara”, thekson Kryeziu-Hyseni.
Ajo është kritike edhe ndaj përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak.
“(BE-ja)S’ka pasur qasje të barabartë asnjëherë. Gjithmonë Republika e Kosovës ka qenë e shtypur sa i përket qasjes së barabartë prej anës së përfaqësuesit për politikë të jashtme dhe sidomos ndërmjetësuesit të procesit zotëri Lajçak. Kemi pa se gjithmonë ka ekzistuar një anim nga Serbia dhe nga kërkesat që i ka pasur ajo, ndërkohë janë vendosur krejt padrejtësisht masa ndaj Kosovës. Unë besoj se këto masa do të duheshin të hiqeshin tanimë”, deklaron deputetja e mazhorancës.
Në anën tjetër, ajo duke folur për samitin e Procesit të Berlinit, që pritet të mbahet më 16 tetor në Tiranë, thotë se Kosova është për bashkëpunim rajonal.
“Ballkani i Hapur ka vdekur si ide për Shqipërinë dhe tashmë ata e kanë kthyer orientimin kah Procesi i Berlinit, i cili sigurisht ka qenë rruga dhe zgjidhja e vetme për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda institucioneve të BE-së. Ne kemi qenë si shtet gjithmonë të përkushtuar që t’i përmbahemi Procesit të Berlinit. Sa do të jetë relevante të ndodhin marrëveshje pas sulmit terrorist, mendoj se ne do të kemi rastin të tregojmë se kemi qenë dhe jemi gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim rajonal sepse ne duhet të bashkëpunojmë në mënyrë që t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, përfundon deputetja Kryeziu-Hyseni./kp

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...































