Luis Enrique kapet keq me gazetarët pas suksesit ndaj Rennes, trajneri: Ju nuk dini asgjë, vetëm kritikoni
Autori: Gazeta inFokus
14:08 | 09 October 2023
Paris Saint-Germain u rikthye te suksesi në kampionat, me kampionët në fuqi, të cilët triumfuan 1-3 në “Roazhon Park” përballë Rennes.
Një fitore e rëndësishme, pasi PSG u prezantua pas barazimit në kampionat ndaj Clermont dhe disfatës në Champions League ndaj Newcastle, ndërsa pas sfidës, trajneri Luis Enrique u shpreh i lumtur për rezultatin, por spanjolli nuk kurseu tonin e ashpër ndaj gazetarëve.
“Fillim i dobët i ndeshjes? Për ju po sepse ju shihni vetëm gjërat negative, ju vetëm kritikoni dhe këtë e bëni gjithmonë, kur fitojmë, kur humbasim apo edhe kur barazojmë. Megjithatë, le të flasim për futboll, në 25 minutat e para, Rennes ishte më mirë dhe ne e prisnim diçka të tillë. Ata janë një skuadër shumë e fortë, kompakte dhe për më tepër luajtëm në shtëpinë e tyre. Me kalimin e minutave në u përmirësuam, Vitinha na çliroi të gjithëve. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe lojtarët bënë një punë të mirë. Natyrisht ka ende vend për punë, por atë që shihni në fushën e lojës, apo edhe unë dhe stafi im nuk jemi makineri që në çdo ndeshje të dominojmë, të shënojmë 4 apo 5 gola. Natyrisht, ju i shihni gjërat ndryshe nga unë, por kjo nuk do të thotë aspak që kjo ndikon te ne.” – përfundoi Luis Enrique.
Spanjolli u largua nga konferenca jo në humorin e duhur, ndërkohë që PSG tashmë pozicionohet në vendin e tretë me 15 pikë, dy më pak se kryesuesit e Monaco.

T� tjera
-
Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
Kryebashkiaku Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përg...
-
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një personi të dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’
Policia e Kosovës po kërkon ndihëmë nga qytetarët për lokalizimin e një perso...
-
“Teoria shqip, praktika maqedonisht”, Qeveria e Mickoskit e çon në Venecia propozimin për ligjin e Jurisprudencës
Në seancën e sotme të qeverisë në Maqedoninë e Veriut, ka kaluar informacioni...
-
Presidentja pret shefin e EULEX’it, thekson rëndësinë e bashkëpunimit me ndërkombëtarët për forcimin e ligjit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Shefin e Misi...
-
“S’mund të jesh sot PDK e nesër OVL”, Nasim Haradinaj thotë se ata që dolën sa për protagonizëm në protesta tash duhet t’i bartin pasojat
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shpërthyer në kritika ndaj ...
-
Dyshime për kufizim të konkurrencës në tenderin 450 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në Zubin Potok
Tenderi për asfaltimin e rrugëve lokale në Komunën e Zubin Potokut, me vlerë ...
-
Hegseth: Asnjë Sekretar Mbrojtjeje s’është shkarkuar për operacione të ligjshme ushtarake, as gjatë Clintonit në Kosovë, as për Sirinë e Irakun
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e ka përmendur edhe Kosovën në ...
-
“Shteti t’ia marrë fëmijën”, Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka shprehur sërish kundërshtimin e tij ndaj ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar
Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt pritet të nisë dëgj...
-
Apel për solidaritet: 2-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmë, duhen 200 mijë euro për trajtimin e tij jashtë vendit
Leka është vetëm 2 vjeç dhe po përballet me një sfidë të madhe për jetën e ti...
-
Kurti takon kryeministrin Pashinyan në Paris, radioja armene sjell detaje
Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pash...
-
Abdixhiku pret në takim Prattipatin: Folëm për perspektivën ekonomike e projektet me rëndësi për Kosovën
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë ...
































