Ky është biznesmeni shqiptar nga Shkupi të cilin e kishte kidnapuar Radojçiq
Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 08 October 2023
Vjedhës veturash, i akuzuar si kidnapues i një biznesmeni nga Shkupi, i pasuruar nga kontrabanda, i lidhur edhe me grupe kriminale shqiptare, përfitues tenderësh në veri, por edhe në autostradën Prishtinë-Tiranë, njeri i besueshëm i Beogradit për ngritjen e barrikadave, pronar i restorantit Grej në Mitrovicë, i një firme në Bullgari dhe i disa firmave në Serbi, i sanksionuar nga SHBA-të.
Në vijim disa dëshmi të hulumtuara nga revista serbe “NIN” mbi veprimtarinë e Millan Radoiçiqit. Dhe një analizë mbi atë se me cilët politikanë shqiptarë punoi Beogradi për ndarjen e Kosovës.
Millan Radoiçiq u lind më 21 shkurt 1978 në Pejë. Deri më 1999 jetoi në Gjakovë. Sipas informatave të paverifikuara ka qenë pjesëmarrës në konfliktin e Kosovës si shumica e civilëve serbë në Dukagjin, të cilët u pajisën me armë nga magazinat ushtarake.
Një burim i NIN potencoi mundësinë që ai në atë kohë të jetë njoftuar me gjeneralin Bozhidar Deliq, i cili vdiq në Moskë në gusht 2022 në Moskë. Deliq akuzohej për krime të luftës në Kosovë.
Pas shpërnguljes së shumë serbëve më 1999, Radoiçiqi dhe familja e tij u vendosën në Vërnjaçka Banjë të Serbisë. Aty jetoi disa vite. Para se të kthehej në veri të Kosovës, ai iu shmang arrestimit si anëtar i grupit kriminal të Leskovcit. Ky grup merrej me kontrabandë të veturave të vjedhura në relacionin Maqedoni-Serbi-Kosovë.
Fletarresti i parë kundër Radoiçiqit u lëshua më 2003 me zbulimin e rastit të kidnapimit të Sali Mitatit, biznesmen nga Shkupi.
Kidnapimi ndodhi në janar të vitit 2001 pak para shpërthimit të kryengritjes së armatosur të shqiptarëve në Maqedoni. Në atë kohë në Maqedoni, sipas mediave lokale, ishin të pranishëm instruktorët e JSO-së, njësisë për operacione speciale të Serbisë. Një e përjavshme botoi një intervistë me Millorad Ulemekun («Legija»), më vonë i dënuar për organizimin e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq.
Kidnapimet kanë qenë shenjë dalluese e klanit të Zemunit dhe Surçinit si dhe vjedhja e veturave, para se të merrte monopolin në tregtinë me heroinë, me ndihmën e strukturave shtetërore.(Koha.net)

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































