Publikohen pamjet kur një izraelit merret peng nga Hamasi
Autori: Gazeta inFokus
20:00 | 07 October 2023
Militantët palestinezë kanë zënë robër dhjetëra izraelitë, ushtarakë dhe civilë, në një zhvillim të paprecedentë gjatë ditës së sotme.
Disa mendohet se mbahen në disa nga qytetet e vogla pranë Rripit të Gazës, ndërsa të tjerët janë kthyer në Gaza, raporton BBC.
Është shfaqur video që tregon momentin kur një burrë, që besohet të jetë një peng izraelit, shtyhet në një makinë, e cila më pas largohet.
Pamjet e publikuara nga BBC mund t’i gjeni KËTU.
Gjatë ditës, Izraeli konfrimoi se grupi militant Hamas ka marrë “pengje dhe të burgosur lufte”. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Forcës së Mbrojtjes Izraelite, Daniel Hagari.
“Ka pengje dhe të burgosur lufte që i ka marrë Hamasi. Ka edhe vdekje të ushtarëve izraelitë. Nuk e kemi numrin e saktë – jemi në luftë”, ka thënë ai.
Sulmi ndaj Izraelit nga Gaza përfshiu një breshëri masive raketash, si dhe njerëz të armatosur që depërtuan në territorin izraelit – dhe gjithashtu operacione detare.
Mbi 150 persona kanë humbur jetën pas raketave të lëshuara në seri nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit mëngjesin e së shtunës dhe rreth 1 mije persona kanë mbetur të plagosur.
Kryeministri Netanjahu në video mesazhin drejtuar kombit tha se ishin nën sulm të paprecedentë nga lufta që kishte filluar dhe premtoi hakmarrje të shpejtë.
Hakmarrja ndaj Hamasit nuk vonoi. Një breshëri raketash goditën pozicionet e dyshuara të Hamasit në Gaza duke lënë pas të paktën 200 viktima dhe qindra të plagosur.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




























