Mërgim Lushatku: Kosova po udhëhiqet nga një qeveri rrugaçësh, shembulli më i keq i qeverisjes
Autori: Gazeta inFokus
15:03 | 06 October 2023
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka quajtur “qeveri rrugaçësh” Qeverinë Kurti, kjo pasi pushteti refuzoi të përgjigjet në pyetjet parlamentare të deputetëve të opozitës që nuk i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Lushtaku tha se Qeveria Kurti nuk po arrin t’i përmbushë detyrat për të cilat e ka marrë besimin e qytetarëve, teksa qeverisjen e partisë në pushtet e quajti shembullin më të keq të udhëheqjes me shtetin.
“Meqenëse e kemi një tjetër dimension të Qeverisë autokrate, Qeverisë Kurti në vend edhe pse jemi shtet demokratik shihet qartë që shkelet Kushtetua. Këto nuk i kanë marrë seriozisht përgjegjësitë për të udhëhequr me vendin. Kjo tregon shumë qartë që nuk duhet të votohet një Qeveri e udhëhequr nga rrugaçët, të cilët nuk marrin përgjegjësinë e duhur për qytetarët e vendit. Ky është shembulli më i keq që nuk duhet ndjekur.
Një kryeministër si Kurti që fëmijët e tij i rritë jashtë Kosovës, nuk e ka ndjeshmërinë e përgjegjësisë së tij. Unë e kuptoj me i pasë përfaqësuesit e popullit edhe deputetët edhe ministrat familjet e tyre jashtë vendit, por nuk i kuptoj me i pasë presidenti, kryeministri apo kryeparlamentari. Kjo tregon papërgjegjshmërinë e madhe ndaj një besimi që e ka marrë nga qytetarët. Më vjen keq që qytetarët e Kosovës në krye të vendit duhet të shohin një politikan i cili asessi se ka marrë përgjegjësinë për këtë post”, u shpreh ndër të tjera Lushtaku në seancën e Kuvendit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se nuk do të përgjigjet në pyetjet parlamentare të deputetëve të opozitës që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Kurti në seancë tha se për shkak që nuk votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, asnjë nga deputetët që bëjnë pyetje, nuk do të kenë përgjigjen e tij.
“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare, të gjithë deputetët që i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time edhe pse tashmë i kam të përgatitura. Duhet të jemi kolegë të të njëjtit shtet e jemi kolegë të të njëjtit shtet nëse bëhet fjalë për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesit shtetëror. Nuk ka pasur kryeministër në Kosovën e pavarur që është përgjigjur më shpesh e më përpikëri në pyetjet parlamentare. Rrjedhimisht atëherë kur do të jeni deputete e Kuvendit të Kosovës, vetëm atëherë unë do të përgjigjem në pyetje parlamentare”, është shprehur Kurti në Kuvend.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...

































