Lajme

Deputetja e AAK’së: E lëshuam seancën e Kuvendit, Kurti po fsheh dështimet e Qeverisë duke ikur nga përgjegjësitë

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 06 October 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve që nuk kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Me ç’rast, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka thënë se Kurti në këtë mënyrë po mundohet t’i fshehë dështimet e Qeverisë duke ikur nga përgjegjësitë.

“Në shenjë proteste sot lëshuam seancën e Kuvendit. Të detyruar sigurisht! Është e turpshme që një kryeministër i kushtëzon deputetët e opozitës për mospërgjigje në pyetjet tona nëse nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Kryeministri dhe ministrat e tij e kanë obligim llogaridhënien dhe transparencën për qytetarët dhe nuk mund të fshihen me arsyetimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Mjaftë i mshefët dështimet tuaja duke ikur nga përgjegjësitë”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

-Advertisement-

Gjatë seancës sot në Kuvend, Kurti tha se deri tani nuk ka pasur kryeministër që u është përgjigjur më shpesh e me më përpikëri pyetjeve parlamentare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera