Lajme

Presidentja Osmani takon kryeministrin kroat, e informon për agresionin serb ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 06 October 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani tha se me Plenkoviqin diskutuan mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë. Ajo u shpreh se e ka informuar kryeministrin kroat mbi aktin e agresionit të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

“E informova për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e qëndrueshme të Kroacisë për vendin tonë, për paqen dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, tha Osmani.

-Advertisement-

Sot po vazhdon dita e dytë e samitit të liderëve evropianë.

Presidentja Osmani të enjten takoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik Rishi Sunak, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, etj.

Osmani në nisje të këtij samiti u deklarua para mediave ndërkombëtare, duke i njoftuar për situatën në Kosovë dhe sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator.

E pyetur nëse do të ketë takim me presidentin e Serbisë, ajo tha “nuk ka arsye për takim para sanksioneve… sanksione së pari pastaj mund të dialogojmë…”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera