Kriza e United, tifozët: Onana skandaloz, riktheni De Gean
Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 04 October 2023
Manchester United u befasua sërish në “Old Trafford”. Këtë radhë nga Galatasaray, me kampionët e Turqisë që arritën një fitore historike 2-3 në stadiumin mitik.
Kjo ishte humbja e gjashtë mes Premier dhe Champions League për skuadrën e Erik ten Hag. Disfata të regjistruar në nëntë ndeshje!
Kriza ka pllakosur United, ndërkohë që tifozët kanë shigjetuar Andre Onanan si një ndër fajtorët kryesorë të kësaj ecurie negative.
Kamerunasi është hija e vetvetes krahasuar me sezonin e fundit, gjatë së cilit shkëlqeu me Interin. Duke dhënë kontribut të madh në mbërritjen e zikaltërve në finalen e Champions League.
Aventura në “Old Trafford” ka nisur keq për “gardianin” afrikan. Roli i portierit është delikat. Aspekti mental ka rëndësi të madhe për një rol të tillë.
Onana ka humbur qetësinë dhe është “pushtuar” nga pasiguria. Edhe ndaj Galatasarayt nuk ndihmoi aspak skuadrën e tij.
UNITED-GALATASARAY
Duke gabuar në pasimin për Casemiron, i cili shkaktoi penallti më pas. Por edhe në dalje apo pasime të thjeshta për shokët e skuadrës.
Dhe tifozët anglezë e kanë humbur durimin, teksa kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për rikthimin e David De Geas.
Spanjolli e mbylli me United gjatë merkatos së verës pas 12 viteve me “Djajtë e Kuq”. 32-vjeçari është ende pa skuadër, ndërkohë që tifozët e United e duan sërish me shtyllave të skuadrës së tyre të zemrës.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























