E hoqi nga Instagrami, Selena Gomez tregon nëse ka mosmarrëveshje me Dua Lipën
Autori: Gazeta inFokus
08:35 | 04 October 2023
Selena Gomez ka folur për thashetheme se ajo ka mosmarrëveshje me Dua Lipën pasi e bëri ‘unfollow’ në Instagram.
31-vjeçarja – seriali Hulu i së cilës Only Murders In The Building u rinovua për një sezon të katërt – kishte shumë fansa që pyesnin veten se çfarë ndodhi kur vunë re se ajo kishte hequr ndjekjen e artistes 28-vjeçare në Instagram në qershor.
Selena vendosi që më në fund të fliste për këtë pasi ajo u shfaq në kopertinën e edicionit të fundit të “Fast Company”.
Ish-ylli i Disney shpjegoi: “Ishte një aksident”, shkruan DailyMail.
“Sapo pastroja disa nga Instagrami im. Pastaj dikush më thirri dhe më tha: ‘Çfarë ndodhi me Dua-?”, tha Selena.
Menjëherë pas kësaj, Selena e mbështeti publikisht Duan si për të treguar se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje mes tyre.Ajo postoi një foto mahnitëse me një fustan me model fluturash “Versace” me mbishkrimin: “Një moment i vogël Versace/Dua”.
Javë më parë Selena la pas krahëve një tjetër grindje teksa mbështeti me kënaqësi këngën e ardhshme të Miley Cyrus , “Used To Be Young”, pasi njoftoi se do të lëshojë gjithashtu muzikë të re në të njëjtën ditë.Themeluesja e “Rare Beauty” ndau një klip nga një episod i Hannah Montana ku ajo portretizoi rivalen e Cyrus, Mikayla Skeech, në serinë e suksesshme të kanalit Disney.
Ajo gjithashtu shtoi tekst poshtë videos dhe u shkroi 427 milionë fansave dhe ndjekësve të saj: “Miley Cyrus dhe unë të dy kemi një single së shpejti dhe do të publikojmë në të njëjtën ditë”.
“Ne kemi qenë mikesha që kur kemi qenë të vogëla”, shtoi Gomez.
Këngëtarja e “Flowers” gjithashtu përdori InstaStoryn në Instagram për të ripostuar të njëjtin klip dhe shtoi një mesazh të sajin mbështetës për Gomez.
Më 24 gusht, aktorja e “Only Murders In The Building” u shfaq në rrjetet sociale dhe i befasoi fansat kur zbuloi se do të lansonte muzikë të re.
Single “Soon” – i cili është prodhuar nga Benny Blanco dhe Cashmere Cat – vjen pas publikimit të remix-it të saj hit, “Calm Doën”, me Rema vitin e kaluar në 2022.




T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































