Lajme

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 03 October 2023

Edhe një javë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, Policia e Kosovës po vazhdon të kryej ende hetime në zonën malore të Banjskës në Zveçan.

Hetime janë duke u kryer edhe sot. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po është duke vazhduar po bëjmë pastrim të terenit. Do të shohim nëse do të gjendet diçka”, ka thënë Elshani.

-Advertisement-

Si pasojë e sulmit terrorist të 24 shtatorit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë edhe tre sulmues.

Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme të armatimit në këtë zonë edhe më 30 shtator, përfshirë këtu: raketahedhës (zolla), armë të gjata dhe pajisje të tjera ushtarake, si jelekë anti-plumb etj.
Përgjegjësinë për sulmet në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera