Sport

Broja e shfrytëzoi rastin, Pochettino shpjegon pse i besoi “bomberit” kuqezi nga minuta e parë

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 03 October 2023

Trajneri argjentinas i Chelsea-t, Mauricio Pochettino, surprizoi me formacionin në derbin e Londrës perëndimore në “Craven Cottage”: Sterling ishte në stol dhe në vend të tij u aktivizua që nga minuta e parë Armando Broja (nuk ka luajtur titullar që nga dëmtimi i rëndë i gjurit dhjetorin e kaluar), ndërsa Cole Palmer luajti për herë të parë titullar në Premier League.

I pyetur për vendimin për të ulur Sterling në stol dhe për ta nisur me Brojën, Pochettino dha këtë shpjegim për Sky Sports:

“Raheem Sterling nuk është stërvitur gjatë tri ditëve të fundit. Ai mori një virus dhe kjo është arsyeja pse ai nuk mund të ishte në formacion, prandaj aktivizuam Brojën nga minuta e parë. Nisëm të mendonim për Brojën një ditë para ndeshjes.

-Advertisement-

Nuk e dinim nëse do të ishte në gjendje të luante 90 minuta, por mendoj se është e rëndësishme që ai të luajë që në fillim.

Pas një periudhe të gjatë jashtë, është e rëndësishme për të që shënoi. Kështu që unë jam i lumtur dhe shpresoj se mund të rikuperohet për fundjavën.”

Basti për të aktivizuar Brojën u fitua: Chelsea fitoi 0-2 dhe një nga golat u shënua nga sulmuesi i Kombëtares Shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera