Sulmuesi anglez flet për ndikimin e Messit: Surreale të luaja kundër tij në finale, ishte çmenduri!
Autori: Gazeta inFokus
14:40 | 02 October 2023
Inter Miamit vazhdon t’i mungojë Leo Messit. Pa argjentinasin në fushë, kualifikimi e skuadrës në play-off është bërë shumë i vështirë për t’u arritur, ndaj shpresojnë në një rikthim të shpejtë të “yllit” që ka revolucionarizuar MLS-në.
Ndikimi i Messit në MLS ka qenë spektakolar. Të gjithë janë befasuar nga niveli i argjentinasit, jo vetëm nga golat dhe asistimet e tij, por sesi ai ka mundur të drejtojë një ekip të dëshpëruar si Inter Miami për të fituar titullin e parë, që ishte Kupa e Ligës.
Pikërisht në atë finale të pabesueshme Inter Miami mundi Nashville me penallti. Sam Surridge, sulmues anglez, që ishte në fushë si kundërshtar i Messit, ofroi mendimin e tij për atë që ndodhi në atë ndeshje emocionuese dhe, gjithashtu, ndikimin e ardhjes së argjentinasit në turne:
“Ishte një përvojë mjaft surreale, veçanërisht sepse ishte një finale. Ishte diçka që nuk e mendoja se do të ndodhte, të luaja kundër Messit në një finale, kështu që po, ishte pak çmenduri. Ndiheshim sikur kishim fituar.”
Surridge ishte i mahnitur nga mënyra sesi Messi arriti të shënonte një gol të mrekullueshëm në atë ndeshje që përfundoi 1-1 dhe u vendos nga goditjet e penalltive: “Nuk po bënte asgjë. Në një moment, thjesht po qëndronte në një cep dhe papritmas, ai shënon duke e dërguar topin në këndin e sipërm.”
Messi e ka ndryshuar shumë imazhin e MLS-së, sikurse e pranon sulmuesi i Nashville:
“Pas ardhjes së Messit, mund të shihni se sa po rritet MLS. Kupa e Botës 2026 do të luajë gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































