Lajme

Asistentja e akredituar e PE-së: Serbia duhet të sanksionohet

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 02 October 2023

Federica Woelk, asistente e akredituar e Parlamentit Europian, ka reaguar pas disa pamjeve të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ku shihen terroristët serbë duke u stërvitur në territorin e Serbisë.

Woelk ka kërkuar që pa vonesë shtetet perëndimore t’i vendosin sanksione Serbisë.

“Kjo është e pabesueshme! Tani vërtet duhet të vendosen sanksione ndaj Serbisë. Pa vonese”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.

-Advertisement-

Mbrëmë, kryeministri Kurti ka publikuar disa pamje, të cilat, sipas tij, dëshmojnë stërvitjet e terroristëve serbë që vranë dhe kryen sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Në një positm në llogarinë e tij në “X”, Kurti ka thënë se terroristët ishin trajnuar katër ditë para sulmeve, në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe, Pasuljanske Livade.

Të tjera stërvitje, Kurti thotë se u zhvilluan në bazën e Kopaonikut.

Për sulmin në veri, kreu i ekzekutivit thotë se u bë nën mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera