Lajme

Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 01 October 2023

Deputetja më e zëshme britanike në raport me Kosovën, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se i gjithë Batalioni i Parë i Regjimenit Mbretëror të Princeshës së Uellsit, ka dislokuar në Kosovë, nën komandën e NATO-s, si pjesë e forcës së KFOR-it.

Këtë ajo shkruan se e konfirmon, Grant Shapps, sekretar i Shtetit për Mbrojtje në Mbretërinë e Bashkuar.

Mes tjerash Kearns, shkruan se mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit.

-Advertisement-

”Lëvizje e rëndësishme drejt parandalimit të pasojave në Ballkan derisa @grantshapps konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR-it.

Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: frenoni, mbroni dhe mbani përgjegjësi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera