Lajme

Armatimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, Ambasadori Hovenier: S’është për ushtrime

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 30 September 2023

Dje nga Këshilli Kombëtar për Siguri i SHBA-së është ngritur alarmi për rritje të forcave ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën. SHBA ka bërë thirrje drejt Serbisë që t’i tërheqë trupat nga aty dhe Blinken ka kërkuar nga Vuçiq de-përshkallëzim të menjëhershëm, shkruan Express.

Për armatimin që ushtria serbe ka vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën ka folur sot edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Ai ka thënë se ai armatim nuk është thjeshtë për ushtrime dhe se ajo që po shihet është destabilizuese.

-Advertisement-

“Këto nuk janë armë që vendosen vetëm për ushtrime. Kjo është diçka që ne e shohim destabilizuese“, ka thënë Hovenier për BBC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera