Lajme

Reagon Hovenieri pas bisedës së Kurtit me Sullivanin

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 30 September 2023

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas bisedës që zhvilloi këshilltari për Çështje Sigurie Kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Hovenieri, thotë se ShBA-ja është e shqetësuar me dërgimin e trupave nga ana e Serbisë në kufirin me Kosovën.

“Telefonatë e rëndësishme ndërmjet këshilltarit për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan dhe kryeminisrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar për moblizimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën”, shkroi Hovenier.

-Advertisement-

“Ne bëjmë thirrje për për de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe konsiderojmë zbatimin e plotë nga të dyja palët marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja si mjet për të garantuar stabilitetin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera