Lajme

Kurti: Prej 24 shtatorit, sulmit terrorist ndaj Kosovës asgjë më nuk është e njëjtë

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 30 September 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se nga 24 shtatori, nga sulmi terrorist në veri të vendit i mbështetur nga Serbia asgjë më nuk është e njëjtë.

Kurti këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, gjersa tha se nga sulmi qyqar i grupit terrorist u vra polici Afrim Bunjaku e u plagos Alban Rashiti.

Kryeministri tha se grupi terrorist i riorganizuar dhe mbështetur nga Serbia cenoi integritetin territorial e sigurinë tonë kombëtare.

-Advertisement-

“Prej të dielës që lamë pas asgjë më nuk është e njëjtë. Faktet dolën sheshazi që Serbia po e sponsorizon terrorizmin në veri, u vërtetua e u qartësia për të gjithë…. individë të sanksionuar në listën e zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, të afërt me Vuçiqin, madje aktiv edhe në jetën politike në Kosovë u faktua që janë në krye të këtij organizimi.

Milan Radoiçiqi, nënkryetar i Listës serbe u pa qartë se është në krye të këtij organizimi”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera