Lajme

“Vetura, motorë e anije”, çka sekuestroi policia në pronat e Radojiçiqit

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 29 September 2023

Në aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua mëngjesin e sotëm në komunat veriore të Kosovës janë sekuestruar makina, motorë dhe anije.

Burime të “Betimit për Drejtësi” nga ekipet policore në terren bëjnë të ditur se aksioni është në përfundim e sipër, ndërsa deri më tani janë sekuestruar makina, motora, anije, kurse janë identifikuar për sekuestrim edhe villa, banesa dhe lokal, të cilat janë në pronësi të të dyshuarit Milan Radojiçiq.

Kurse, prokurori special Naim Abazi ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës të premten është zhvilluar kryesisht në pronat të cilat tanimë janë evidentuar si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq.

-Advertisement-

Momenti kur policia largohet nga restoranti i gruas së Radoiciqit, bashkë me veturat e konfiskuara

Bastisjet te restoranti i gruas së Radojiciqit, Policia konfiskon disa vetura

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera