Jo vetëm Mbappe për sulmin, Reali s’heq dorë nga kapiteni i Premier League
Autori: Gazeta inFokus
10:29 | 29 Shtator 2023
Jo vetëm Kylian Mbappe për sulmin e ri të Realit të Madridit. Merkato e verës së ardhshme pritet të jetë e zjarrtë në kryeqytetin spanjoll. Carlo Ancelotti , i cili ka fituar gjithçka me “Los Blancos”, do të emërohet trajneri i Brazilit në fundin e sezonit.
Presidenti Florentino Perez ka dy preferenca për pasuesin e tij: Xabi Alonso dhe Roberto De Zerbi. Ndërkohë, shtypi iberik shkruan se kreu i Realit, përveç firmës me Mbappe, do të tentojë edhe blerjen e Son Heung-Min.
31-vjeçari korean është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2015. Këtë sezon është zgjedhur kapiteni i skuadrës pas largimit të Harry Kane drejt Bayern Munchen.
Son, i cili ka kontratë deri në 2025 me Spurs, ka shënuar 5 gola deri tani në Premier League, duke ndihmuar skuadrën të bëjë mirë dhe të sigurojë rezultate pozitive.
Deri në këtë fazë të sezonit në Premier League, vetëm Erling Haaland (8) ka shënuar më shumë se lideri i ekipit të Ange Postecoglou.
Te Reali nuk e kanë fshehur kurrë simpatinë për të. Dhe në verë pritet që Perez të nisë ofensivën finale për t’i dhuruar trajnerit të ri një futbollist fantastik.
Vetë Son shpreson që të luajë një ditë me skuadrën më të titulluar në Europë. Shumë vite në ishull me Tottenhamin dhe vetëm dy finale të humbura (Champions+Carabao).
Son dëshiron të fitojë trofe dhe Reali është mundësia më e mirë për ta bërë. Gjithsesi, arritja e akordit me presidentin Daniel Levy nuk do të jetë një mision i lehtë për spanjollët.
Pasi i pari i Tottenhamit nuk dëshiron të humbë një tjetër “yll” pas Harry Kane. Ose Reali duhet të paguajë shtrenjtë, njësoj siç vepruan kampionët e Gjermanisë.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...

































