Ambasadorët e QUINT-it në OSBE me deklaratë të përbashkët, dënojnë sulmin terrorist në Banjskë
Autori: Gazeta inFokus
17:42 | 28 September 2023
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it në OSBE e kanë dënuar sulmin terrorist të së dielës në veri të Kosovës.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter, ka lëshuar sot deklaratë në emër edhe të përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar pas takimit qe ka pasur me ta sot, shkruan Reporteri.net.
Ata kanë kërkuar që kriminelët të vihen para drejtësisë.
“Dënojmë fuqishëm sulmet e dhunshme në afërsi të Manastirit të Banjskës më 24 shtator që çuan në humbjen e jetës së një rreshteri të Policisë së Kosovës. Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për një vdekje kaq tragjike në krye të detyrës. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent”, thuhet në reagimin e përbashkët.
“Ne vlerësojmë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Forcën e Kosovës të udhëhequr nga NATO dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë për të garantuar sigurinë e civilëve dhe vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër”, thuhet tutje.
Ndërkaq, ambasadorët kanë theksuar se prioritet mbetet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të ulur tensionet. Në këtë drejtim, prioriteti ynë mbetet ecja përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke filluar me kthimin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Diplomacia është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































