Lajme

Lajçak e pret në Bruksel Komandantin e ri të KFOR’it, diskutojnë për gjendjen aktuale dhe dialogun

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 27 September 2023

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka pritur në zyrën e tij komandantin e radhës të KFOR-it, gjeneralin turk, Özkan Ulutaş.

Ai tha se kanë folur për situatën aktuale në Kosovë dhe tha se pret që të vazhdojë bashkëpunimi me KFOR-in.

“Kënaqësi të mirëpresim komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş në zyrën time sot. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in”, ka shkruar Lajçak.

-Advertisement-

>

Këtë muaj, Ulutaş është pritur edhe në zyrën e presidentes Osmani dhe atë të kryeministrit Kurti për t’iu uruar mirëseardhje në Kosovë.

Ulutaş do të pasojë komandantin italian në KFOR-, Angelo Michele Ristuccia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera