Majko: Kurti po bën detyrën si kryeministër, kërkohet vetëm koordinim me Perëndimin dhe NATO-n
Autori: Gazeta inFokus
08:36 | 27 September 2023
Ish-kryeministri i Shqipërisë, aktualisht deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën detyrën e tij, duke dashur të vendosë ligjshmërinë në të gjithë vendin.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko u shpreh se nga Kurti kërkohet vetëm koordinim me Perëndimin dhe NATO-n.
“Albini nuk është një politikan i rastësishëm, madje mund ta quash me plot gojën, një kafshë të mirëfilltë politike, por jo në sensin negativ, por në sensin pozitiv të komplimentit. Po ndjek një kurbë që ka të bëjë me një detyrë kryesore të kryeministrit të Kosovës, për kontrollin e territorit dhe vendosjen e ligjshmërisë. Albini, nga këndvështrimi i të qënurit kryeministër i Kosovës, po bën thjesht detyrën e tij. Në logjikën e një kryeministri i cili po kërkon të vendosë kontrollin, jo policesk, por ligjor në të gjithë territorin e Kosovës, këtu nuk ke pse të hysh në asnjë lloj debati, e bën mirë apo e bën keq. Të vetmen rezervë, që po diskutohet me Albinin, është koordinimi. Ky koordinim me Perëndimin, me NATO-n, është shumë i rëndësishëm. Shikoni se sa mirë po lëviz tani ingrazhi pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur, midis Perëndimit dhe Kosovës”, tha Majko.
“Mendoj që edhe kjo është pjesë e reflektimit të Albinit vetë dhe qeverisë së Kosovës, pas asaj mënyrë të gabuar, të dërgimit të trupave policore në komunat serbe. Nuk i tha njeri pse i çove, kërkuan koordinim. Në atë moment, po të mos kishin ndërhyrë trupat e NATO-s, do të bëhej masakër”, theksoi ai.
Me tej, Majko tha se Kosova është parësore në politikën e jashtme të Shqipërisë. Ai u shpreh se Shqipëria ka një karrige në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, çka e bën atë të rëndësishme për të ndërhyrë dhe për t’i qëndruar në krah Kosovës.
Sipas Majkos, midis kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurti, nuk ka kimi.
“Mendoj se të paktëm janë dy arsye, që e bëjnë Edi Ramën të sillet si danez, ose gjysmë danez. Së pari, Shqipëria sapo ka marrë një rol sa i përket çështjes së integrimit evropian në rajon. E dyta, Shqipëria ka një status të ndryshëm nga të gjitha vendet e rajonit, ka një karrige në Këshillin e Sigurimit. Të dyja këto elemente, nuk e bëjnë Shqipërinë më pak të rëndësishme apo më pak të tërhequr. E bëjnë atë të rëndësishme të ndërhyjë në momentin e duhur, duke pasur këto dy mekanizma, për t’i qëndruar në krah Kosovës. Por që Shqipëria në këto momente është totalisht në krah të Kosovës, në Prishtinë shkuan pas ngjarjes ministri i Brendshëm dhe i Jashtëm. Mendoj që kjo është pasardhja e një krize që ndodhi me mos realizimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Nuk është sekret të thuhet që midis Ramës dhe Albinit nuk ka kimi, ose nuk ka kiminë që kanë pasur kryeministrat e mëparshëm. Shqipëria në këto momente, ka alfën dhe omegën e politikës së saj të jashtme, ka Kosovën”, theksoi ai.
Majko, duke folur për ngjarjen e fundit në veri të Kosovës, ndër të tjera tha se ajo që ndodhi me humbjen e jetës së policit të Kosovës ka sjellë një efekt domino dhe tanimë kriza nuk është në Prishtinë, por në Beograd.
“Ajo që ndodhi me humbjen e jetës së policit të Kosovës, ka sjellë një efekt domino. Duket sikur kriza është në Prishtinë, por nuk është Prishtinë, është në Beograd” tha Majko.
Në lidhje me rolin e Shqipërisë, ndikimin e saj dhe marrëdhënien me Kosovën, Majko dhe se Shqipëria e bëri punën e saj duke dërguar dy ministra atje që sipas tij është një gjest i barabartë me shpalljen e një dite zie.
Më pas ai shtoi se në këto momente duhet të tregohemi të kujdesshëm me bashkëpunimin me Kosovës, pasi akuza kryesore e Serbisë në këto momente do të ishte “Shqipëria e Madhe”.
“Nuk ka patos nga pala shqiptare. Qeveria shqiptare bëri punën e vet, dërgoi dy ministrat atje, që është e barabartë me shpalljen ditën zie.
Tani që flasim shteti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës duhet të kenë një diferencë. Për mënyrën se si na shohin. Ku akuza kryesore që Serbia do të artikulojë në këto momente, për një mënyrë të ngjeshur të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë “Shqipëria e Madhe”.
Gjuha e kujdesshme e Shqipërisë, pozita e saj në KSH, qenia në qendër të gjeneratorit të procesit të integrimit për Rajonin, ne na e ka dhënë golin edhe pa gjuajtur topin.
Mos merremi me atë që duket, ndonjëherë që ajo që nuk duket ka më shumë rëndësi në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Dihet që zinë, por e përjetojnë në të gjithë ato vende ku ka shqiptarë, pa ulur flamurin në gjysmë shtizë dhe kjo ka shumë rëndësi, sepse ata po rikrijojnë veten e tyre” shtoi Majko.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























