Lajme

Njëri nga automjetet e konfiskuara nga policia e Kosovës është e regjistruar në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 26 September 2023

Ka arritur në tetë numri i të arrestuarve pas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës në veri.

Përpos të arrestuarve, organet e rendit kanë konfiskuar sasi të mëdha të armëve, autoblinda si dhe automjete.

Sipas fotografive të publikuar nga policia, njëra nga veturat e konfiskuara është e regjistruar në Serbi.

-Advertisement-

Në fotografi shihet edhe stikeri i lëshuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Të dielën, pas një sulmi të organizuar nga një grup terrorist ka mbetur i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

Bunjaku u varros dje në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ai u shpall “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani.

Vetura e konfiskuar nga policia e Kosovës
Vetura e konfiskuar nga policia e Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera