Lajme

Sveçla: Ka armë ushtarake që janë furnizim nga ushtria e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 25 September 2023

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka thënë se ka pasë plan për përfshirjen e qindra personave për të destabilizuar Kosovën.

Sveçla theksoi në konferencë se ka armë ushtarake të ushtrisë së Serbisë, njofton Klankosova.tv.

“Ka pasë një plan të përfshirjes të qindra personave për destabilizimin e vendit tonë, në armatimin që mund të shihni, ka edhe armë ushtarake të vitit 2021, që janë furnizim nga ushtria e Serbisë, çdo ditë e më shumë kuptohet po konfirmohet se Serbia po shfrytëzon armët dhe kriminelet e saj për politikat e saj hegjemoniste dhe po shkakton dhimbje për qytetarët tanë”, u shpreh Sveçla.

-Advertisement-

“Rezistenca e lufta e djeshme e pakompromis ndaj këtyre bandave, se ne nuk do të ndalemi në mbrojtjen e sovranitetit të vendit tonë. Aksioni i djeshëm është dëshmi që toleranca ndaj grupeve kriminale dhe terroriste është zero”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera