Rrugët për në Zveçan vazhdojnë të jenë të bllokuara, forca të shumta policore po monitorojnë situatën
Autori: Gazeta inFokus
11:01 | 25 September 2023
Në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit as në mëngjes e së hënës nuk mund të hyhet e as të dilet.
Të gjitha lëvizjet janë të bllokuara nga njësitet policore dhe nuk dihet ende se kur do të zhbllokohen. Të tria qasjet për në fshatin Banjskë, nga drejtimi i Zveçanit, Zubin Potok dhe nga rruga kryesore Mitrovicë-Leposaviq, janë të bllokuara.
Aty u panë forca të shumta policore të cilët po patrullojnë në atë zonë.
Dje, në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjkës të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës, ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një tjetër është lënduar.
Ndërsa, tre sulmues të grupit të armatosur që vranë policin e Kosovës u vranë, 2 nga ta u arrestuan dhe disa persona u ndaluan nga Policia e Kosovës, ku u sekuestruan edhe armë e pajisje të tjera ushtarake.
Polici Afrim Bunjaku u vra në orët e para të mëngjesit në rrugën Zveçan – Leposaviq nga një grup i armatosur e të uniformuar që kishin ardhë nga Serbia
Pas reagimit të Policisë, ky grup i armatosur ishte ngujuar në Manastirin e këtij fshati ku nga aty sulmonte edhe Policinë e Kosovës.
Përleshja e Policisë së Kosovës me grupin e armatosur zgjati gjatë tërë ditës së diel, ku më pas policia arriti të marr nën kontrollon Manastrin, ku ishin ngujuar grupi i armatosur dhe Policia konfiskoi edhe disa armë e pajisje ushtarake të këtij grupi.
Në Prishtinë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pas së cilës kryeministri Kurti tha se sulmi ndaj Policisë së Kosovës është bërë nga një grup profesionistë, i uniformuar dhe i armatosur rëndë. Ai e quajti sulm terrorist aktin nga ky grup.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, tha se sulmi është kryer nga një grup profesionistë e i armatosur rëndë, duke e cilësuar terroristë sulmin e tyre ndaj Policisë së Kosovës. Vrasja e Policit të Kosovës u dënua ashpër nga i gjithë faktori ndërkombëtarë.

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...































