Lajme

Reagon Begaj për vrasjen e policit: Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 24 Shtator 2023

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar pas vrasjes së policit në veri të Kosovës.

Ai duke dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës, dhe se ky akt i organizuar kriminal është cënim i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor”

-Advertisement-

“Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët. Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”, shkroi Begaj në Facebook.

Ndër të tjera i pari i shtetit shqiptar shprehi ngushëllime për familjen e policit të vrarë, dhe ka uruar shërim të shpejtë për policin e plagosur dhe të lënduarin.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy