Lajme

Kurti ka vizituar në spital policin e plagosur në veri: Operacioni i tij kaloi me sukses

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 24 September 2023

Kryeministri Albin Kurti ka vizitur në QKUK, Alban Rashitin, policinë e plagisur në ngjarjen në veri të vendit sot në orët e para të mëngjesit, në Banjskë të Zvecanit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebookk”, ka treguar se operacioni I tij ka kaluar me sukses dhe se sot do të lirohet nga spitali.

Ndryshe ka bërë të ditur se nga ora 10:00 do të ketë mbledhje Këshilli I Sigurisë së Kosovës për të diskutuar për situatën e fundit në veri.

-Advertisement-

“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali. Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe nga të shtënat me armë zjarri në veri ka mbetur I vdekur edhe polici Afrim Bunjaku./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera