Spanjë: Europol shkatërron grupin shqiptaro-kinez, shpërlanë mbi 65 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 21 September 2023
Policia evropiane (Europol), e ka zhvilluar një operacion të madh policor në Spanjë.
27 persona janë arrestuar nga policia spanjolle në disa vende si: Madrid, Malaga, Sevilla, Valencia, Alicante dhe Barcelona.
Grupi i drejtuar nga shtetas shqiptarë, ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe shpërlarje parash përmes metodës “Hawala”.
Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar 615 mijë euro cash e po ashtu ora dhe bizhuteri në vlerë prej më shumë se 400 mijë euro.
Dyshohet se ky grup kishte shpërlarë më shumë se 60 milionë euro gjatë viteve 2020 dhe 2021.
Hetimi i autoriteteve spanjolle u nxit nga raportet e sjellura nga Europol, të cilat ndihmuan në identifikimin e grupit, që merrej kryesisht me mbjelljen e kulturave marijuanë në ambiente të mbyllura, që së bashku me shtetas me origjinë kineze, kishin formuar një strukturë komplekse në të cilën të dy grupet siguronin avantazhe të ndërsjella dhe përfitime të tjera që rridhnin nga aktiviteti kriminal, shkruan Abcnews.al
Sipas hetimeve, shtetasit kinezë u dërgonin bizneseve të tyre shuma të mëdha parash, e në këmbim, ato kompensoheshin diku tjetër, me objektivin final që paratë në fjalë të mbërrinin në vendin e origjinës pa qenë subjekt i kontrollit përkatës ligjor ose formal në Spanjë.
Përdoruesit shqiptarë të sistemit Hawala, duke funksionuar si një subjekt bankar, kryenin “transferimin” dhe fshehjen e shumave të mëdha të parave nga shitja e drogës dhe merrnin rifinancimin e operacioneve të reja.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































