Zelensky në Këshillin e Sigurimit: “OKB e pafuqishme!”
Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 21 September 2023
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kritikoi pafuqinë e kësaj organizate. Sipas tij OKB reagon ndaj problemeve me “retorikë” në vend që të japë “zgjidhje konkrete”, tha Zelenskyj në fjalimin përpara Këshillit të Sigurimit.
“Njerëzimi nuk ka më shpresa tek kjo organiatë botërore, kur është fjala për mbrojtjen e sovranitetit të kufijve të kombeve.”
Zelenskyj kritikoi në radhë të parë të drejtën e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit: “E drejta e vetos në duart e agresorit e ka futur OKB-në në qorrsokak.” Presidenti ukrainas kërkoi një arkitekturë moderne të OKB-së, në mënyrë që të mund të reagojë në kohën e duhur ndaj sulmeve kundër sovranitetit të shteteve të tjera. Ka ardhur koha, tha ai, që kombet e botës të bien dakord për një sistem, që do ta dëshironte secili për sigurinë e vet, tha Zelenskyj në Nju Jork. “Kush do të fillojë një luftë, duhet ta shohë, se çfarë do të humbasë”, u shpreh Zelensky.
Invazioni rus në Ukrainë ka treguar, se çfarë dobie mund të kishin mekanizma të tilla dhe çfarë pasojash mund të kishin sanksionet e forta kundër një agresori, nëse këto masa do të merreshin pikërisht atëherë kur ai konstrukton ushtrinë e invazionit. “Kush do të nisë një luftë, duhet ta kuptojë gabimin fatal, se çfarë do të humbasë në të vërtetë, kur ta nisë luftën.” Presidenti ukrainas për herë të parë që nga fillimi i luftës agresore ruse kundër vendit të tij merr pjesë në një sesion të OKB-së me pjesëmarrës të nivelit të lartë. Nuk pati ndonjë tension gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus Lavrov, ashtu sikurse pritej me interes, në kuadër të sesionit të OKB-së. Menjëherë pas fjalimit Zelenskyj u largua nga Këshilli i Sigurimit.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i hodhi poshtë akuza ndaj vendit të tij në këtë seancë – dhe ashtu si edhe më parë ai bëri përgjegjës Perëndimin për tensionet e krijuara. Europën ai e kritikoi për “mentalitet kolonialist” Ai në fjalën e tij paraqiti gjendjen dhe zhvillimet që nga viti 2014 kur vendi i tij punshtoi Krimenë si dhe bisedimet që pasuan qysh nga ajo kohë me perëndimin.
Sipasj Lavrov, duket sikur ka frikë ndaj diskutimeve ekspertizë, tha Lavrov, i cili akuzoi Perëndimin për demagogji.
Lavrov kritikoi, që Perëndimi vepron “absolutisht vetëm mbi bazën e nevojave gjeopolitike”. Kjo ka çuar në një tronditje të stabilitetit global si në ashpërsimin dhe krijimin e vatrave të reja të tensionit.
Në një seancë të hapur të Këshillit të Sigurimit lejohen të marrin pjesë jo vetëm 15 anëtarët e përhershëm, por edhe anëtarë nga vende të tjera. Gjermania aktualisht nuk është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku bëjnë pjesë gjithsej 15 shtete anëtare dhe vetëm Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe, SHBA – janë anëtarë të përhershëm. Ndërkohë Gjermania nuk është anëtare e Këshillit të Sigurimit./DW
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...