Goditi 21 herë me thikë bashkëshorten, Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarit
Autori: Gazeta inFokus
23:12 | 19 Shtator 2023
Prokuroria në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënimi maksimal ndaj akuzuarit Fisnik Ramaj, i cili kishte tentuar ta vriste gruan e tij duke e goditur 21 herë më thikë në gjoks, ndërsa mbrojtja trajtimin e detyrueshëm psikiatrik.
“Familja duhet të jetë një vend ku fillon gjithçka, lindja, edukimi, njohja me shoqërinë, mësimi i moralit, dashuria dhe ngrohtësia, familja është vendi më i sigurt në të cilën nuk ka vend e keqja”, kështu filloi fjala përfundimtare e prokurorit Ersan Qavolli.
Për rastin konkret prokurori tha se këtë fat nuk e kishte viktima Q.B. dhe fëmijët e saj, ku në vend se familja e tyre të ishte vendi më i sigurt, u shndërrua në ferr dhe tmerrin e tyre.
Tutje, Qavolli tha se pas administrimit të të gjitha provave në këtë shqyrtim gjyqësor është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë gjendja faktike e përshkuar sikurse në aktakuzë, ku edhe pas dëgjimit të ekspertëve të cilët kanë deklaruar se i akuzuari është i vëtëdijëshëm për pranimin e fajësisë, ku ishte pranuar nga i akuzuari në tërësi.
Ai shpalosi të gjitha provat më të cilat vërtetohet fajësia e të akuzuarit Rama për veprën penale për të cilën po akuzohet.
Më pas tha se sipas detyrës zyrtare ka analizuar edhe çështjen e përgjegjësisë penale të të akuzuarit, nëse ka kushte eventuale për propozimin për trajtim të detyrueshëm, mirëpo në rastin konkret sipas tij, obligimi i prokurorit për të bërë këtë propozim dervion nga neni 512 i KPPRK-së, sipas të cilit prokurori i shtetit i paraqet propozimin për masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nëse i akuzuari ka kryer veprën penale në gjendjen e paaftësisë mendore.
Mirëpo sipas prokurorit Qavolli në rastin konkret paaftësia mendore se nuk e kanë, sepse konform nenit 506 par. 2 I KPPRK-së, paaftësia mendore ka kuptimin e paraparë në nenin 18 par.1 i KPRK-së, ku nuk ka ekzistuar fare e prandaj tha se nuk mund të bëjnë një propozim të tillë.
Në fund kërkoi që të vlerësohen rrethanat rënduese, si dhe të mirët dënim maksimal ndaj të njëjtit, si dhe propozoi dënimin plotësues ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike.
Ndërsa, mbrojtësi i viktimave Luan Mehmetaj, në fjalën përfundimtare tha që bazuar në nenin 352 të KPPRK-së, gjykimi shoqëror, morali i shoqërisë, parandalimi i kryerjes së veprave penale, ngritja e vetëdijes shoqërore nuk mund të vinë në shprehje nëse gjykata nuk shqipton dënim meritor për kryesit e veprave penale.
“Andaj i propozojmë gjykatës që të gjitha rrethanat e mundshme t’i merr parasysh në rastin e matjes së dënimit, në aspektin e motiv, psiko-social, social, dhe familjar viktima ka përjetuar lëndime të rënda të shëndetit fizik dhe psiko-fizik, frika, ankthi, tmerri dhe pasiguria emocionale vazhdojnë ta përcjellin edhe sot”, tha mbrojtësi Mehmetaj.
Për kërkesën pasurore-juridike ai i propozojë gjykatës që të akuzuarin ta obligojë për kompensimin e dëmit material dhe jo material duke u bazuar në raportet mjekësore, gjendjen psikologjike të viktimës pas kryerjes së veprës penale ku vazhdojnë ta përcjellin edhe sot.
“Lidhur me sigurinë time dhe të fëmijëve të mijë, si nga i akuzuari, po ashtu edhe nga familjarët e tij, me që familjarët e tij në vitin 2021, kanë hyrë në banesën time dhe kanë plaçkitur gjëra me vlerë rast të cilin e kam lajmëruar tek organet e rendit në Mitrovicë”, tha e dëmtuara Q.R.
Mbrojtësi i të akuzuarit Rama, avokati Muhamet Halimi tha se dashja në kryerjen e veprës penale ishte në gjendje esencialisht të zvogëluar mendore nga gjendja e çrregullimit mendor deviziv.
“Ato goditje ishin të shtytura nga gjendja e çrregullimit mendor deviziv, dhe se ato goditje sipas tij ishin gotitje siperfaqësore ku asnjëra nga ta nuk e i ka prekur organet vitale të trupit. Andaj konsiderojmë së në rastin konkret kemi të bëjmë me elementet e veprës penale të lëndimit të rëndë trupor”, tha avokati Halimi.
Tutje, ai tha se për ta kryerjen e veprës penale nuk kishte ekzistuar dashja, as direkte e as eventuale për ta privuar nga jeta bashkëshorten e tij.
“Të gjitha këto sjellje kanë mundur të sinjalizojnë se i akuzuari Fisnik, ka probleme shëndetësore të natyrës psikologjike për të cilën nuk është ndërmarrë ndonjë veprim së paku i konsultave qoftë psikologjike apo psikiatrike, që në kohën e hershme të manifestimit me siguri që do të konstatoheshin deri në përkufizimin e gjendjes shëndetësore, shëndetit mendor të akuzuarit”, shtoi avokati Halimi.
Ai tha se i akuzuari Fisnik vuan nga gjendja e keqe mendore, ku në rrethana të tilla kërkoi që të shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik deri në shërimin e plotë dhe të njëjtit t’i shqiptohet një dënim sa më i butë.
Ndryshe, kjo lëndë ishte kthyer në rigjykim pasi që Gjykata Themelore në Mitrovicë kishte shpallur fajtorë Fisnik Ramën, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, dhe e ka gjykuar me dënim prej 7 vitesh burgim.
Mirëpo, Gjykata e Apelit të Kosovës, kishte vlerësuar pretendimet anikimore të mbrojtësit të akuzuarit Rama, dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje.
Ndryshe, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kishte ngritur aktakuzës me 2 prill 2021, kundër të akuzuarit Fisnik Ramaj, ku thuhet se më 9 shtator 2020, rreth orës 05:00, në shtëpinë e prindërve të tij, në Klinë të Poshtme, Komuna e Skenderaj, me dashje ka filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes së viktimës bashkëshortes së tij, Q.B-R, të cilën nuk e ka përfunduar.
Sipas aktakuzës, pas mosmarrëveshjes në mes veti derisa viktima ishte duke fjetur në shtrat me fëmijët e saj, i akuzuari e godet disa herë me thikë kuzhine nëpër trup dhe i shkakton plagë shpuese të shumta dhe me forma të ndryshme në regjionin e gjinjve, anës së majtë të kraharorit, barkut krahëve dhe parakrahëve, të dy kofshëve, prerje tetivave FDP dhe FDS të gishtit të IV të dorës së djathtë, prerje e tetivave EPL dhe ED të gishtave II dhe III të dorës së majtë, dhe dëmtime të rënda trupore.
Më këtë sipas aktakuzës thuhet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 par.1 pika1.3 lidhur me nenin 28 të KPRK-së./Betimiperdrejtesi.

T� tjera
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...

































