Kurti thotë se as Borrelli nuk ishte në dijeni për propozimin e palës serbe
Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 18 September 2023
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pala serbe asnjëherë nuk ka dhënë ndonjë propozimin lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi, dhe se këtë nuk e kanë treguar asnjëherë emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Këto komente Kurti i bëri në konferencën e thirrur për media, ku ka shpalosur detaje nga takimi i 14 shtatorit në Bruksel, transmeton Telegrafi.
“Më 14 shtator, vetëm ne kishim bërë propozime, pala serbe asnjëherë nuk ka bërë propozime. Nuk e di sa e ka ditur Bashkimi Evropian që nuk ka propozime nga pala serbe, në një moment kur unë them cili është propozimi, Borrell po ashtu thotë cili është propozimi, nuk kishte propozim. Kur kanë përfunduar takimet, na kanë sjellë një dokument që është më i vjetër se 6 muaj”, shtoi tutje ai.
Kryeministri tha se pala kosovare është konstruktive, por që prapë po ndëshkohen nga BE.
“Sa më konstruktiv unë, aq më nervoz e të padrejtë ata, kam besuar se konstruktiviteti shpërblehet dhe jo të ndëshkohet. Kemi hyrë në negociata divergjente për shkak të ndërmjetësit që nuk është neutral”.
Kurti deklaroi se pas takimit i ka dërguar letër sqaruese përfaqësuesve të Parisit, Berlinit, Romës dhe Washingtonit, lidhur me dialogun.
“Kam konfirmim nga Parisi dhe Berlini që janë pranuar letrat. Këtu kemi të bëjmë me një emisar evropian që ka deformuar procesin duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por duke lejuar që qerrja të vihet para kujave”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka shtuar se ky deformim është i shoqëruar edhe me një padrejtësi që është fundamentale.
Të tjera
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...