Lajme

Policia e Kosovës gjen plantacion me rreth 20 mijë fije kanabis në kufi me Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 16 September 2023

Policia e Kosovës njofton se në brezin kufitarë mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Koshare, kanë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë, që dyshohet të jenë kanabis.

Zyrtarë policorë, në orët para të mëngjesit kanë filluar të zbatojnë një plan operativo-taktik, ndërsa, në orën 03:00 njësitet policore kanë qenë në vendin ku janë mbjellë bimët narkotike (kanabis).

“Në brezin kufitarë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në Koshare, në afërsi të Piramidës C4, në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës, në një sipërfaqe rreth një hektar, janë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë, dyshohet të jenë kanabis”, njofton policia.

-Advertisement-

Sipas policisë, për rastin janë njoftuar njësitet relevante të policisë dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

“Rasti do të vazhdojë të trajtohen në koordinim me njësitet anti-drogë dhe organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

  

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera