Lajme

Osmani takon Baroneshën Ashton dhe ish-diplomatin amerikan, Philip Reeker

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 15 September 2023

Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar gjatë ditës së sotme ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme, Baroneshën Cathrine Ashton, dhe ish-diplomatin amerikan Philip Reeker.

Në këtë drekë pune, të pranishëm ishin edhe ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, i Francës Olivier Guerot, i Norvegjisë Jens Erik Grondahl, zëvendësshefja e zyrës së BE-së, Eva Palatova, si dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad.

“Gjatë takimit u diskutua për ecurinë dhe zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe nevojën për përfundimin me sukses të tij si kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera