Lajme

Deputetja e LVV-së: Atë që e ka refuzuar Kurti nuk po e tregon as Borrell e as Lajçak

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 15 September 2023

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, po tregohen të njëanshëm në këtë proces.

Sipas saj, të njëjtit nuk po e tregojnë saktë atë që e ka refuzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e së enjtes në Bruksel.

Kryeziu-Hyseni ka thënë se Kurti ka refuzuar kushtëzimin i cili rrjedh nga dëshira e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

-Advertisement-

“Kryeministri Kurti ka refuzuar kushtëzimin që i është vënë që mbi të gjitha të diskutohet për Asociacionin dhe asgjë tjetër sepse ashtu ka dashur Vuçiq”, ka thënë deputetja e LVV-së.

“Ajo çka kemi parë dje është që Lajçak është shndërruar le të themi në prijës të kërkesave të Vuçiqit në kuadër të tavolinës së diskutimin, ndërkohë që ai është vetëm ndërmjetësues i procesit, i cili do të duhej të ndihmonte palët të gjenin gjuhë të përbashkët”, ka shtuar Kryeziu-Hyseni.

Takimi i së enjtes në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq nuk ka prodhuar asnjë rezultat në funksion të zbatimit të Marrëveshjes Bazë.

Përderisa Kurti ka thënë se nuk ka mundur që ta pranonte kompromisin mes propozimit të tij me sekuencë dhe kushtëzimit të Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Vuçiqi ka insistuar te themelimi i këtij mekanizmi.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borrell, ka fajësuar Kurtin për mungesën e kompromisit pasi që, sipas tij, është refuzuar propozimi që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave. Sipas Borrellit, Kurti ka kërkuar së pari njohje “de facto” nga Serbia, ndërsa Vuçiqi themelimin e Asociacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera