Lajme

Zëdhënësi i AAK-së: Turizmi i Albin Kurtit në dialog çdo ditë e më shumë po e degradon progresin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 15 September 2023

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se është për keqardhje, siç u shpreh ai, që turizmi i Albin Kurtit në dialog çdo ditë e më shumë po e degradon progresin e Kosovës.

Ai u shpreh se thellimi i sanksioneve dhe futja e Kosovës në, s, siç tha ai, qorrsokak e bën shtetin të brishtë, të vetmuar dhe pa shpresë.

“Është për keqardhje që turizmi i Albin Kurtit në dialog çdo ditë e më shumë po e degradon progresin e Kosovës. Të jesh Kryeministër i vendit do të thotë të marrësh përgjegjësi para partnerëve ndërkombëtarë por edhe të tregosh se Kosova është serioze në shtetndërtim. Deshte apo s’deshte trajektorja e zhvillimit të shtetit është shkruar nga ata që morën përgjegjësi, të pëlqeu apo jo”.

-Advertisement-

“Thellimi i sanksioneve dhe futja e Kosovës në qorrsokak e bën shtetin të brishtë, të vetmuar dhe pa shpresë. Këto sanksione në fund kanë me qenë pazari i Albin Kurtit për ta pranuar asociacionin duke e shurdhuar brohoritjen e tij për “njohjen në qendër”. Kompleksi i Albinit për t’u mbajtur në mend si patriot me zëra të dëshpëruar militantësh e me strategji plotësisht të gabuar e bën atë të mbahet në mend si autokrat e izolacionist”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera