Baronesha Ashton zbulon si lindi ideja e Asociacionit, ka një porosi për Qeverinë
Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 15 September 2023
Ish-Përfaqësueses së Lartë ë Bashkimit Evropian, Catherine Ashton i kishte rënë hise të ndërmjetësonte marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se Asociacioni u bë si përpjekje për të zgjidhur problemin specifik të Kosovës me veriun.
Ajo ka thënë se ideja prej ku kishte rrjedhur Asociacioni, ishte sigurimi i një raporti të mirë mes të Qeverisë në Prishtinë dhe serbëve që jetojnë në veri. Baronesha britanike thotë se Asociacioni është diçka për të cilën Qeveria e Kosovës duhet të punojë, meqë kjo do të mundësonte dialog me njerëzit në veri dhe lehtësim të negociatave në Bruksel.
“Çdo gjë që kërkon shumë kohë për të zgjidhur, nuk është e mirë. I bëj thirrje të dyja palëve që të fillojnë një dialog për këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Ashton për T7.
Ashton ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë ditës së djeshme në Bruksel u shpreh se koha e Ashtonit, Thaçit dhe Daçiqit ka ikur. Diplomatja britanike thotë se është e vërtetë një gjë e tillë, por potencon se trashëgimia ka mbetur.
Sa i përket masave të BE-së ndaj Kosovës, Catherine Ashton thotë se i takon Brukselit zyrtar të vendos se kur i heq ato duke theksuar se një gjë e tillë mund të ndodh në momentin që përmirësohet situata. Ajo thotë se përgjegjësia e presidentes Vjosa Osmani dhe e kryeministrit Kurti është e madhe. Ajo ka pasur për fund edhe një porosi për Qeverinë Kurti, duke i thënë se sa më shumë që punon për zgjidhjen e problemeve, pavarësisht nga vijnë, është shumë më mirë.
Të tjera
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...